LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori, në pranga për aferën e inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Taulant Tushe do bëjë burgun për Veliajn

2023-12-11 08:58:00, Aktualitet CNA
Drejtori, në pranga për aferën e inceneratorit të
Belind Kellici

“Kjo çështje nuk mund të mbyllet me Taulant Tushen.”

Kështu është shprehur ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, një nga denoncuesit e aferës së inceneratorëve, Belind Këlliçi.

Këlliçi theksoi se e gjithë kupola e drejtimit është në konflikt të brendshëm se kush do të bëjë burgun, duke iu drejtuar vartësve të tyre se do të bëjnë 6 muaj burg dhe do të dalin.

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, drejtori i rëndësishëm i Bashkisë së Tiranës , që u vu në pranga për aferën e inceneratorit të Tiranës, Taulant Tushe do të bëjë burgun për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Ç’keni ju se do bëni 6 muaj burg dhe do dilni. Taulant Tushen kam 6 muaj që e bëj publike. E kam thënë më parë do jetë Taulant Tushe që do e bëjë burgun për Veliaj. Steka e SPAK duhet të shkojë më lart”, tha Këlliçi./ CNA

Lajmet e fundit nga