web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Ramës në podcast/ Berisha: Po paraqet një realitet të deformuar

2026-04-19 14:51:00, Aktualitet CNA

Deklaratat e Ramës në podcast/ Berisha: Po paraqet një realitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”. Në reagimin e tij, Berisha akuzoi Ramën se po paraqet një realitet të deformuar.

Kryedemokrati kritikoi deklaratat e Ramës për buxhetin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), duke i cilësuar ato si tregues të "padijes së plotë në ekonomi".

Duke folur për pallatin e përfshirë nga flakët, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit janë kontradiktore, pasi nga njëra anë mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.

Reagimi i plotë:

Dy fjalë për monologun e mashtrimit të të dielës së radhës të Edi Ramës.

Në këtë monolog, sot ai rrahu gjoksin me udhëtimin që bëri, duke harruar se kudo që shkon, kudo që shkel, ka damkën e hajdutit dhe të kryeministrit më të korruptuar në Europë. Mediat e Italisë, Spanjës, Austrisë, Gjermanisë dhe mbarë Europës dhe botës, përcollën me mbështetje të jashtëzakonshme denoncimin që qytetarët e Shqipërisë i bënë në protestën e fundit kryehajdutit Edi Rama dhe kërkesën mbarëpopullore për dorëheqjen e tij.

U ndal në monologun e tij duke paraqitur shifra dhe të dhëna ekonomike të cilat provojnë absolutisht më së miri injorancën e tij të plotë në ekonomi apo tabula raza.

Po ju jap vetëm një shembull.

Njëherë thotë se buxheti ishte 4 miliardë në qeverinë e mëparshme dhe GDP-ja ishte 10 miliardë në total. A e harron se me këtë i bën një nder të jashtëzakonshme qeverisë së mëparshme e cila kishte një barrë fiskale sa gjysmën e kësaj që është sot.

Të ndalemi pak përsëri tek avokatia që ai bëri Armando Lilos dhe pallatit në flakë të tij.

Përsëri Edi Rama mori përsipër ekspertin, mori përsipër avokatin e Armando Lilos dhe deklaroi se zjarri nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe se fasada ishte e ndërtuar me materialet më të mira, në standardet më të mira, në kohë kur ajo mori flakë si fasadë kashte.

Ai deklaroi se pallatin do ta ndërtojë përsëri ndërtuesi, por në qoftë se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për djegien e pallatit, si mund ta ngarkosh atë për ndërtimin e tij? Pra, tregon një lloj lidhje të pazgjidhshme me atë ndërtues siç është me ndërtuesit e tjerë.

Kurse pas ndërtuesit, sigurisht përgjegjës kryesor është ai vetë me Erion Velinë, sepse zjarrfikëset nuk u futën dot në zonën ku duhet të shuanin zjarrin.

Interesant në këtë monolog ishte pjesa që përpiqej të shpërfaqej si një njeri me interesim të madh për Veriun, të cilin e ka diskriminuar në 12 vjet më shumë se çdo pushtues tjetër që ka kaluar në këtë vend.

Investments in all of northern Albania are smaller than the tenders he won from Termet Peçi, his sister in Tepelena. So, now he says that from the mountains package he will move to the mountains gate, at a time when he leveled buildings built on his father's land, buildings built with permission, in Theth and other areas solely for political hostility towards them.

The truth is that all of this proves that besides deception, Edi Rama has no other weapon, no other means left.

Therefore, once again, I invite citizens to continue our battle, to continue our mission with our peaceful uprising for his removal from power as soon as possible.

Albanians everywhere, friends of Albania everywhere in the world, gave and continue to give extraordinary support to the peaceful Albanian insurgents in their mission to save Albania. /CNA





Lajmet e fundit nga