web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj kërkon pajtim, gazetari i përgjigjet

21 Prill 2026, 19:39, Aktualitet CNA

Sot, në Gjykatën Penale të Tiranës u zhvillua seanca e radhës gjyqësore ku kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza të rënda penale, ka kallëzuar penalisht CNA-në dhe gazetarin Elvi Fundo.

Në fakt, se ku hyn gazetari Elvi Fundo ende avokatët nuk e kanë gjetur, por gjithsesi sot ka shkuar me një propozim për pajtim, pasi më parë e kanë refuzuar dhe kanë kërkuar dënimin e CNA Medias dhe Elvi Fundos.

Është shumë e thjeshtë: disa kohë më parë është bërë një kallëzim për një shkrim bërë në CNA Media mbi vizitën në SHBA të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

CNA ka bërë një reagim që mund ta lexoni këtu.

Ndërkohë dhe gazetari Elvi Fundo ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

Gazetari thekson se:

Sot mësova se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, i cili është përfaqësues i studios ligjore të të pandehurit tjetër, Plarent Ndreca, ka kërkuar në Gjykatën Penale të Tiranës pajtim me mua.

Çudi e madhe!

Për çfarë të pajtohem me Erion Veliajn? Cila është arsyeja?

CNA, ku unë jam aksioner 100%, ka bërë shkrime, investigime, raportime.

Nuk di që në ndonjë rast të vetëm, unë të paktën, por dhe kolegët e mi gjithashtu, ta kemi fyer, sharë, intimiduar.

Përkundrazi, Erion Veliaj na ka hedhur në publik akuza, fyerje të pavërteta edhe me media anonime, por ne kemi bërë nga ana tjetër detyrën tonë.

Thjesht dhe vetëm si gazetarë kemi mbajtur anën e interesit të publikut.

Nuk jemi bërë palë as e Erion Veliajt, as e vëllait të tij dhe buxheteve që ndante ky i fundit nëpër media. Është shumë e thjeshtë.

Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndodhet në burg. S'kam për çfarë të pajtohem me Erion Veliajn.

Qytetari Erion Veliaj mund të jetë njeri i thjeshtë, po ai zgjedh: të rrijë në burg si kryetar bashkie, apo me masa të tjera sigurie si qytetar. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë.

Dikur dukej yll në shkëlqim, më pas u bë ndoshta dhe i neveritshëm deri i pështirë, por ky është opinioni im.

Është po ky, ky çuni me origjinë nga Paraspuari që quhet Erion Veliaj, i cili disa seanca më përpara kërkonte dënimin në gjykatë dhe tani shkon dhe thotë "dua pajtimin me Elvi Fundon dhe me CNA-në”.

Avokatët do bëjnë punën e tyre, gjykata do vendosë kush ka të drejtë, por unë s'kam pse të pajtohem me një person me 13 akuza të rënda penale që ndodhet në burgun e Durrësit si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

As me atë Erion Veliajn që shkon para gjykatave dhe thotë : a do të emëronte presidenti “gomarin e Baba Tasit”, që ia quajtën fyerje dhe më pas tha “Aqif kopertonin” sepse në krye të Bashkisë së Tiranës mund të zgjidhet dhe kërriçi i Paraspuarit, sepse me të zgjedhur është, nuk ka ndonjë praktikë ligjore dhe ndonjë institucion që t'i bëjë ndonjë protokoll emërimi në detyrë.

Erion Veliaj dhe avokatët e tij nuk e bëjnë dot as CNA-në, as mua personalisht, pjesë të skemave dhe skenarëve të tyre për të tërhequr vëmendjen nga gjyqi i tij, nga skenarët e tij, nga lojërat e tij, për të përqendruar gjithçka te beteja që duan të bëjnë me prokurorët, me akuzat që hedhin ndaj tyre, me sulmet dhe 1001 intriga që CNA i ka treguar me përgjime, me audio-përgjime të nxjerra zyrtarisht nga CNA nga gjykatat, që sot po t'i lexosh të tregojnë rrugën që po ndjek Erion Veliaj.

Të tregojnë rrugën që po ndjek kryebashkiaku me 13 akuza të rënda penale, i cili vjen të kërkojë pajtim duke sjellë avokat përfaqësuesin e studios ligjore të një të akuzuari tjetër si Plarent Ndreca.

Për çfarë të pajtohemi?

Për çfarë të pajtohem unë dhe me kë të pajtohem? Se nuk e di.

Duhet të takohem me princin e Paraspuarit, me gomarin e Paraspuarit, me Erion Veliajn, me Bashkinë e Tiranës, me Plarent Ndrecën, me përfaqësuesin e tij? PSE?

Të paktën përpara se të kërkojnë pajtim të na thonë çfarë halli kanë, se e dimë që pas pak kohësh do thonë: 'Jo, po e kërkuam pajtimin këta s'e pranuan'. Të vazhdojnë seancat se mendojnë se do ta kenë hedhur hallin deri te gjyqi i radhës, deri te data e seancës së radhës që është në qershor.

Pasi të kalojnë këto llogjet e majit, ku shpresojnë se me Sokol Sadushin e shokë të zgjidhin hallet apo të vazhdojnë jetën të lirë pasi të kenë shkelur me këmbë drejtësinë.

Jo, unë personalisht do rri në anën e drejtësisë deri në fund.

Erioni, Plarent Ndreca, princi i Paraspuarit, kërriçi i Paraspuarit, gomari i Paraspuarit, e ç’janë mbarë, kanë punën e tyre. Unë do vazhdoj punën time. Nuk e di për çfarë duan të pajtohen.

Sot mësova për herë të parë që mund të pajtohesh me dikë që s'e ke idenë pse do të pajtohet, i cili e quan veten të sherrosur.

Zot na ruaj, mbaju mendtë e kokës se paska dhe të tillë!”./ CNA

 





Lajmet e fundit nga