“Pjesë e nismave regresive për qendrat e emigrantëve”/ Amnesty International, kritika Shqipërisë
Raporti i fundit i Amnesty International për vitin 2026, i...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimin pasuror dhe kërkon konfiskimin e 5 apartamenteve, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.
Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.1, datë 01.07.2025, me objekt hetimi pasuritë në pronësi të shtetasve A.H., M.H., A.H., A.H. dhe K.H., si dhe 5 shoqëritë tregtare në pronësi të tyre, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier arriti të dokumentojë pasuri të pajustifikuara nga burimet e ligjshme.
Nga hetimi rezulton se ortaku i vetëm i shoqërisë “A...” sh.p.k., shtetasi A.H., ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100,072,890 lekë, e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi. Nëpërmjet kësaj shoqërie, u krijuan edhe shoqëritë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.
Po ashtu rezultoi se janë kryer veprime fiktive me qëllim justifikimin e kësaj shume monetare, të cilat nuk mbështeteshin në mundësinë reale financiare për marrjen e kësaj shume nga burime të ligjshme. Përkundrazi, evidentohet se shumica e veprimeve janë kryer jashtë sistemit bankar, në “cash” dhe nëpërmjet akteve jonoteriale, me qëllim shmangien e origjinës së ligjshme të fondeve të investuara në shoqëri.
Shuma 100,072,890 lekë, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe të deklaruara, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim, duke u reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas duke u përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi. Më tej, këto të ardhura janë riinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar.
Shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim “A....” sh.p.k. dhe “A...... T....” sh.p.k., janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.
Në përfundim të hetimit pasuror të plotë, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H.
1. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;
2. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;
3. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;
4. Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe
5. Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A...” Sh.p.k.:
1. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:
1. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;
2. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;
3. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe
4. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H., si më poshtë:
1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe
2. Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.
Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:
1. Kuotat e shoqërisë “A....” sh.p.k;
2. Kuotat t shoqërisë “A... T....” sh.p.k;
3. Kuotat e shoqërisë “A... B...” sh.p.k;
4. Kuotat e shoqërisë “A.... I....” sh.p.k.; dhe
5. Kutoat e shoqërisë “M... T....” sh.p.k.
Prokuroria Fier shpreh angazhimin e plotë për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konfiskimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal./CNA
Raporti i fundit i Amnesty International për vitin 2026, i...
Pas ngjarjes së zjarrit në një komplekset e banimit pranë ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur m...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Gazetari Andi Tela ka deklaruar se drejtori i ri i Policis...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotm...
Një delegacion i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një taki...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në T...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...
Avokatja Adriana Kalaja ka folur për aferat korruptive në ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për licencimin e ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin për P...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...
Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirli...
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një reagim lidhur me r...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga parabu...
Një delegacion i partisë “Fratelli d’Italia” (Vëllezërit e...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...