Eurodeputeti: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së
Eurodeputeti Andreas Schieder e ka cilësuar Shqipërinë ndë...
Eurodeputeti Andreas Schieder e ka cilësuar Shqipërinë ndë...

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si qeveria shqiptare po zhvillon marrëdhëniet diplomatike dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, duke theksuar se vendi ndodhet nën vëzhgimin e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit.
E ftuar në emisionin “Task-Forcë” Zhulali deklaroi se kryeministri Edi Rama po ndjek, sipas saj, një “diplomaci në hije”, duke zhvilluar takime dhe kontakte jashtë vëmendjes publike.
Ajo tha se disa prej lëvizjeve të fundit të kreut të qeverisë, përfshirë vizita jashtë vendit, nuk janë shoqëruar me transparencë të mjaftueshme. Sipas saj, kjo lidhet me faktin se Shqipëria është në fokus të Bashkimit Europian për standardet e transparencës dhe përmbushjen e kushteve të negociatave të anëtarësimit.
Zhulali ngriti gjithashtu shqetësime për kontrata që, sipas saj, lidhen me vende jashtë hapësirës euroatlantike dhe që nuk garantojnë transparencë dhe konkurrencë të plotë. Ajo theksoi se BE ka kërkesa të qarta që sisteme të ndjeshme, veçanërisht ato që lidhen me të dhënat personale dhe sigurinë, të menaxhohen nga kompani brenda BE-së ose NATO-s.
Ekspertja u shpreh gjithashtu se Shqipëria është paralajmëruar më herët për lloje të tilla marrëveshjesh dhe se këto mund të përbëjnë problem në procesin e integrimit në BE.
Sipas saj, ndërsa vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitet e ardhshme, prioriteti duhet të ishte përshpejtimi i reformave integruese dhe rritja e transparencës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ekonomike.
“Po të shikojmë edhe lëvizjet e tij, ai ka bërë disa takime në pothuajse errësirë, për të mos i dhënë shumë hapësirë edhe mediatizim, sepse nuk do të ekspozohet, për shembull si në Spanjë, si një njeri që është përfshirë në një lëvizje globale anti-Trump. Apo kësaj here në Dubai, që është një marrëveshje biznesi qartësisht, mirëpo me sa duket kryeministri nuk do që të ekspozohet këtu, sepse Shqipëria për momentin është nën lupën e Bashkimit Europian për shkak të negociatave të anëtarësimit dhe një nga shqetësimet që ka ngritur Bashkimi Europian në mënyrë të vazhdueshme janë këto kontratat e çuditshme që Shqipëria bën me vende të treta, siç e quan BE-ja, ku nuk ka transparencë, nuk ka konkurrencë dhe aq më tepër që bëhet fjalë për sisteme që kanë një sensitivitet të shtuar, sepse kanë të bëjnë me të dhënat personale të qytetarëve, ka të bëjnë me sigurinë, dhe këto sisteme është e preferueshme nga BE-ja që të menaxhohen nga kompani që janë brenda hapësirës europiane, edhe brenda hapësirës së NATO-s.
Edhe nga shuplaka, jo thjesht nga radari, sepse në momentin që ai ekspozohet, pastaj fillon kërkesa e llogarisë, pastaj vazhdon me penalitete, sepse Shqipëria është paralajmëruar disa herë për kontrata të këtij lloji, madje ka dhe detyrimin që duhet të heqë dorë prej tyre në momentin e anëtarësimit. Kështu që, Edi Rama në vend që tani, përderisa pretendon që synim kryesor ka Shqipërinë në BE në 2030-ën, do të duhet që të gjithë motorët t'i vinte në përdorim për këtë proces, por ai nuk ndalon nga këto aferat e biznesit që i bën me klientë të veçantë, të përzgjedhur që dalin jashtë spektrit të BE-së dhe të NATO-s gjithashtu.
Ka mbetur në vendnumëro, për momentin, dhe ai e di që në fakt nuk ka një rrugë të hapur siç e ka sot, për shembull, Mali i Zi. Për të cilin po flitet që është në proces i përgatitjes së traktatit të anëtarësimit. Që do të duhet të diskutohet mes vendeve anëtare dhe Malit të Zi, pas edhe referendumit që do të bëjë Islanda me 29 gusht të vitit të këtij viti, dhe duket se do të kemi një paketë të përbashkët Islandë, Mali i Zi, por Shqipëria nuk do të jetë pjesë e kësaj pakete. Dhe tani Edi Rama duke ditur që nuk e ka kapur këtë tren të anëtarësimit të shpejtë në BE, njëherë flirtoi me Vuçiçin për t'i bërë presion Bashkimit Europian. Tani bën sikur është i interesuar në BE, por në fakt vazhdon biznesin e tij me vende të tjera dhe kontrata të dyshimta”, tha Zhulali./ CNA
Në Gjykatën Penale të Tiranës sot është zhvilluar seanca e...
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ...
Mediat shërbëtore të kryebashkiakut të arrestuar për 13 ak...
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë re...
Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Pos...
Këshilli Bashkiak i Tiranës, që është caktuar të mblidhet ...
Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, fluksi i emi...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka bërë ditën e sotme një kallëz...
Strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë këtë të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Inspekt...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Raporti i fundit i Amnesty International për vitin 2026, i...
Pas ngjarjes së zjarrit në një komplekset e banimit pranë ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur m...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Gazetari Andi Tela ka deklaruar se drejtori i ri i Policis...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotm...
Një delegacion i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një taki...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fabrikën e letrës në...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë ...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në samitin e G...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...