LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana në kaos/ Prej 40 minutash bllokohet rruga te mbikalimi i Vorës

4 Qershor 2022, 10:06, Aktualitet CNA
Tirana në kaos/ Prej 40 minutash bllokohet rruga te mbikalimi i Vorës
Foto nga mbikalimi i Vorës

Fundjava ka zhytur në kaos Tiranën. Mjetet e shumta që dalin jashtë kryeqytetit, kanë sjellë edhe rëndim të trafikut në akse të ndryshme.

CNA.al ka siguruar foto nga autostrada Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Vorës.

Prej gati 40 minutash, rruga është e bllokuar nga mjete, ndërsa nuk ka asnjë punonjës policie për të rregulluar trafikun.

Ajo që vihet re nga fotot e siguruara nga CNA.al shihet se në rrugë ka prani të shtuar edhe të betoniereve dhe automjeteve të rënda të ndërtimit, të cilat janë të ndaluara të qarkullojnë gjatë ditës.

Kjo situatë, ka sjellë irritim tek qytetarët, të cilët kanë denoncuar rastin në redaksinë tonë./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga