
Dy drejtorët e Radio Televizionit Shqiptar, Vladimir Grori dhe Enkelejd Lamaj, për të cilët CNA raportoi pak ditë më parë se kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, janë tërhequr nga ky veprim duke u rikthyer përkohësisht në detyrat e tyre.
CNA mëson se dy drejtorët e Alfred Pezës janë tërhequr nga lënia e detyrës, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një hetim dhe kontroll të thelluar për fondet e Festivalit të 62-të të RTSH-së. KLSH po kryen verifikime dhe kontrolle në këtë institucion, pasi ka dyshime për abuzime me fondet.
CNA prej disa javësh po denoncon skandalin me fondet në RTSH për këtë festival dhe në fakt ka rezultuar se paratë janë bërë "rrush e kumbulla". Shpenzimet për Festivalin e 62-të në RTSH shkojnë 600 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat nga biletat kanë qenë vetëm 28 milionë lekë. Pra, RTSH nuk ka mundur të shesë as 23% të biletave.
Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë për fondet e festivalit janë shtuar 134 milionë lekë më shumë për Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH.
Përveç këtyre abuzimeve për të cilat pritet të nisë edhe një hetim nga autoritetet, Alfred Peza, drejtori i RTSH-së, vijon me largimin masiv të punonjësve nga puna.
Pasi drejtimin e televizionit shtetëror e mori Alfred Peza, një sërë drejtorësh janë dorëhequr, ndërsa vetë gazetari që drejton RTSH-në ka kryer shkarkime masive. Në skandalet e RTSH-së është i përfshirë edhe kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.
Për këto shkarkime ish-punonjësit e RTSH-së kanë bërë kallëzim në SPAK. CNA ka publikuar disa ditë më parë padinë e firmosur nga mbi 20 punonjës kundrejt Pezës.
Sipas tyre, shkarkimet janë kryer pa asnjë bazë ligjore dhe në shkelje të Kodit të Punës. Në padi theksohet se të tjerë kolegë janë detyruar të japin dorëheqjen nga shantazhet dhe presionet. Ndërkohë Peza nuk ka hezituar që të largojë nga puna edhe nënën e një fëmije të spektrit autik./CNA
I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së, David Wisn...
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mb...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosu...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka hapur këtë të hënë ...
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar n...
Ditën e sotme pritet të përurohet baza ushtarake e NAT...
Policia e Shtetit ka bërë një bilanc për muajin shkurt 202...
Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet këtë të hënë seanca...
Këtë të hënë do të inaugurohet baza ajrore e Kuçovës, e kt...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Avokati i Liam Osmanit, Dritan Shehaj ka reaguar në lidhje...
Avokati Genc Gjokutaj ka gjetur zgjidhjen e artë për kryem...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për mbledhjen e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur pasditen e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pasditen e sotm...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për aferën m...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur për shp...
Kreu i Partisë së Lirisë gjatë një takimi në qarkun e Bera...
Lulzim Basha, mashtruesi politik dhe publik ka nisur të qa...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e shkoll...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...