web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtarja e NATO-s: Punimet në bazën e Kuçovës, brenda buxhetit fillestar

4 Mars 2024, 10:48, Aktualitet CNA
Zyrtarja e NATO-s: Punimet në bazën e Kuçovës, brenda
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet, Stacy Cummings

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet, Stacy Cummings, foli për sfida në ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Cummings tha se punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe brenda buxhetit fillestar.

Ajo deklaroi se punimet jaë kryer me cilësi të shkëlqyer dhe materiale që përmbushin të gjitha standardet e NATO-s.

“Të punonim krah për krah me Shqipërinë dhe me kontraktorët italianë si dhe me mbështetjen e paçmuar të autoriteteve vendore dhe lokale të Shqipërisë, patëm mundësi të ofronim punime me cilësi të shkëlqyer e materiale që përmbushin të gjitha standardet e NATO-s dhe ato ndërkombëtare. Punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe brenda buxhetit fillestar, një arritje vërtet sfiduese duke pasur parasysh edhe trazimin e zinxhirit të furnizimit gjithashtu dhe inflacionet”, u shpreh Cummings./ CNA





Lajmet e fundit nga