web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK “filtron” të afërmit e Ballukut, kontrolle në biznese dhe banesa

29 Prill 2026, 13:48, Aktualitet CNA

SPAK “filtron” të afërmit e Ballukut, kontrolle në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke urdhëruar një valë të re kontrollesh.

Sipas raportimeve, janë autorizuar rreth 15 kontrolle, të cilat përfshijnë jo vetëm persona të afërt të saj, por edhe individë të tjerë që dyshohet se mund të kenë lidhje me çështjen.

Në fokus është edhe verifikimi i pasurive, ku në “filtrin” e SPAK-ut kanë kaluar disa familjarë, përfshirë edhe vëllain e saj.

Ndër kontrollet e kryera përmendet edhe një banesë në pronësi të një të afërmi të Ballukut, Mired Recit, si dhe subjekte të tjera që lidhen me aktivitetin ekonomik të personave nën hetim.

Reci rezulton se ka qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” sh.p.k. dhe “Hippo Tregu Elektrik” sh.p.k. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku.

Disa prej tyre rezultojnë të kenë pjesëmarrje në kompani tregtare, çka po analizohet nga hetuesit për të kuptuar burimin e të ardhurave dhe lidhjet e mundshme financiare.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar celularë dhe dokumente që i shërbejnë çështjes. 

Këto veprime konsiderohen si vazhdim i operacioneve të nisura në fund të vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026.

Hetimi lidhet me dyshime për abuzime në tenderë me vlera të mëdha, ndërsa SPAK-u pritet të thellojë më tej verifikimet në ditët në vijim./ CNA





Lajmet e fundit nga