Prodhimi i anijeve lundruese në Pashaliman/ Sot firmoset marrëveshja me liderin europian në industrinë detare
Sot do të firmoset marrëveshja e rëndësishme në fushën e m...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes “KAYO” dhe “Fincantieri” për prodhim anijesh në kantierin e Pashalimanit. Rama u shpreh se kjo marrëveshje tregon vullnetin e qeverisë italiane për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
Kreu i qeverisë u shpreh se në kantierin e Pashalimanit do të nisë prodhimi i anijeve, ku dy të parat do të jenë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe më pas do të prodhohen për vendet aleate.
Ndër të tjera, Rama theksoi se kjo marrëveshje është edhe në dobi të nxënësve të shkollës industriale në Vlorë, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë në një rrugëtim formimi, do të shoqërohen nga profesionistët e “Fincantieri”-t dhe do të arsimohen në qytetin e tyre të lindjes njësoj si të ishin në Itali.
“Kemi këtu përfaqësuesit më të lartë të një prej kompanive më të mëdha në Europë, 'Fincantieri'. Kemi edhe një përfaqësi të kompanisë 'Leonardo' dhe presidentin e saj. Këta partnerë kaq të rëndësishëm përfaqësojnë vullnetin e qeverisë italiane për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona.
Kemi arritur në një pikë të rëndësishme për të ardhmen, të vetë ekonomisë së vendit dhe të ardhmes së të rinjve shqiptarë, një marrëveshje me 'Fincantieri'-n për të prodhuar në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare dhe të vendeve aleate. Ajo që e bën speciale këtë marrëveshje është se kjo marrëveshje kërkon të përcaktojë një vullnet dhe vizion për të shoqëruar ndryshimin e kantiereve me diçka të re dhe të veçantë që do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare. Dhe do të shërbejë për inovacionin e botës së kantierëve.
Ky është po ashtu lajm i mirë për nxënësit e shkollës industriale të Vlorës që do të marrin pjesë në një rrugëtim formimi për të qenë nesër pjesëmarrës në këtë shoqëri të re ekselence në qytetin e tyre të lindjes. Do të jenë të shoqëruar në rrugëtimin e tyre nga profesionistët e 'Fincantieri'-t dhe do të arsimohen si në Itali.
Do të jemi të parët që do të përfitojmë. Nga dy anijet e para që do të ndërtohen për Forcat e Armatosura dhe do ta çojnë në 7 numrin total të flotës sonë. Më pas prodhimi do të vazhdojë për të eksportuar këto anije aty ku teknologjia e re dhe inovacioni do të implementohen. Është diçka fantastike.
Interesante është se vizita e parë që kam bërë si kryeministër i ri ishte në bazën e 'Fincantieri'-t në Itali dhe para bordit drejtues të asaj periudhe paraqita kantierin e Pashalimanit duke thënë se do të ishte interesante që të hapnim aty një filial të tyre.
Sot kohët janë të ndryshme dhe kanë diktuar këtë hap të 'Fincantieri'-t drejt bregdetit tonë. Një ëndërr për Shqipërinë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Shpresoj që bota të përmirësohet dhe luftërat të përfundojnë, por dhe sikur Shqipëria do të përshtatet për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësine e një vendi të vogël, por krenar në aleancën transatlantike ku bëjmë pjesë, atë të NATO-s”, u shpreh Rama. /CNA
Sot do të firmoset marrëveshja e rëndësishme në fushën e m...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Janë bërë sërish ndryshime në strukturat drejtuese të Poli...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka folur për shqetësi...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situat...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e kryebashkiakut të ...
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvill...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në Apelin e...
Një raport i Komisionit të VI Rajonal Antimafia në Itali, ...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot detaje lidhur me ngjarjen tr...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço analizoi sot de...
Jetmir Pepa dhe familjarët e tij mundën të investonin dhe ...
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar Komitetit të ...
Ndryshime të tjera në radhët e Policisë së Shtetit. Sot ra...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...