Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen disa Drejtorë Kufiri dhe shefa komisariatesh
Ndryshime të tjera në radhët e Policisë së Shtetit. Sot ra...

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senat, raportin për karrierën dhe figurën e Eric Wendt, kandidati i propozuar nga Trump për ambasador të SHBA në Shqipëri.
Në raportin e bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, evidentohen arsyet se përse Wendt është nominuar të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.
DASH nënvizon në raport se gjeneral-lejtnant Eric Wendt vlerësohet me përvojë të konsiderushme në lidership dhe aftësi për të menaxhuar organizata komplekse shumëkombëshe.
Në raportin e dërguar në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë, DASH shprehet se ekspertiza e tij rajonale e bëjnë Eric Wendt, të kualifikuar mirë për të përfaqësuar SHBA në Shqipëri.
Raporti i DASH
Raport për Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë
Senati i Shteteve Të Bashkuara
Shteti: Republika e Shqipërisë
Kandidat: Eric Wendt
Gjeneral-lejtnant në pension Eric Wendt punon si Profesor i Praktikës, duke dhënë mësim Komandën dhe Lidershipin në Shkollën Pasuniversitare Detare (NPS). Kur ishte ende në shërbim të uniformuar si gjeneral me tre yje, ai ishte i stacionuar në Evropë dhe shërbeu si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ai komandoi të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për NATO-n (përfshirë njësitë e operacioneve speciale shqiptare) dhe punoi në Shqipëri me udhëheqësit e Mbrojtjes dhe ushtarët.
Më parë, ai shërbeu për një vit në Afganistan si Zëvendës Komandant Rajonal, gjë që përfshinte mbikëqyrjen e ushtarëve nga Shqipëria. Gjatë më shumë se 34 viteve në detyrë aktive, ai mbajti pozicione të shumta të larta komanduese dhe drejtoi organizata me deri në mijëra personel ushtarak, civil dhe ndëragjencial. Ai punoi për Departamentin e Shtetit të SHBA-së për dy vjet si pjesë integrale e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, ku udhëhoqi një koalicion prej tetë vendesh si Koordinator i Sigurisë së SHBA-së, Autoritetit Izrael-Palestinë dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.
Përvoja e tij e konsiderueshme në lidership, aftësia e provuar për të menaxhuar organizata komplekse shumëkombëshe dhe ndëragjenciale, si dhe ekspertiza e tij rajonale në të gjithë Evropën e bëjnë Gjeneral Lejtnant (në pension) Wendt të kualifikuar mirë për të shërbyer si Ambasador i SHBA-së në Republikën e Shqipërisë. Gjenerallejtënant (në pension) Wendt mori një diplomë Bachelor (BA) nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara dhe një diplomë Master (MA) nga Shkolla Pasuniversitare Detare, Monterey, Kaliforni. Ai flet arabisht dhe koreanisht. Ai është fitues i shumë çmimeve dhe nderimeve, duke përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar në Mbrojtje, Medaljen e Shërbimit të Shquar (me një tufë gjethesh lisi), Medaljen e Yllit të Bronztë (me dy tufa gjethesh lisi) dhe Çmimin Superior të Nderit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.”./CNA
Ndryshime të tjera në radhët e Policisë së Shtetit. Sot ra...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës...
Gjykata e Lartë ka urdhëruar Komisionin Qëndror të Zgjedhj...
Sot, GJKKO ka dhënë një vendim në lidhje me ish-ministrin ...
Avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca vazhdon...
GJKKO ka shpallur fajtorë dhe dënuar tre persona, të cilët...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë t...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka mba...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar zyrtarisht se gjykata...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka rea...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri, ambas...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e k...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e Shk...
Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arbër Veliajt, vël...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim lidhu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...