web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Korrupsion me lejet e ndërtimit"/ Këlliçi: Tenxhere apo studim i Bankës Botërore?

28 Prill 2026, 10:22, Aktualitet CNA

"Korrupsion me lejet e ndërtimit"/ Këlliçi: Tenxhere

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim lidhur me anketën e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 ku thuhej se ka rritje të korrupsionit me lejet e ndërtimit në Shqipëri.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se korrupsioni është një nga arsyet pse çmimet e banesave janë të larta e të papërballueshme.

Ndër të tjera, duke ironizuar, deputeti shkruan se vetëm kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri nuk ka korrupsion dhe se ai mund ta cilësojë sot Bankën Botërore një “tenxhere”.

Këlliçi më tej bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 majit, për t’i dhënë fund, sipas tij, burimit të korrupsionit në vend.

Reagimi i plotë:

Korrupsion me lejet e ndërtimit! Tenxhere, apo studim i Bankës Botërore?!

Banka Botërore, me studimin e fundit që ka realizuar, bën të ditur se një në tre biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri jep rryshfet për marrjen e lejes. Ky është një nivel që vjen në rritje nga matja e fundit para 6 vitesh, dhe është 4 herë më i lartë se rajoni.

Është kjo një nga arsyet pse çmimet e banesave janë të larta e të papërballueshme, pasi ndërtuesit kanë shesh kosto ekstra që janë paratë që duhet të japin për zyrtarët e Edi Ramës. Në këtë mëyrë, ata ngrenë çmimet dhe në fund, ky korrupsion rëndon dhe paguhet nga qytetarët.

Vetëm Edi Rama thotë se në Shqipëri nuk ka korrupsion. Ai mund të dalë të shpallë sot se Banka Botërore është një tenxhere që nuk i do të mirën qeverisë. Por e vërteta e rryshfeteve, pagesave nën dorë, dhuratave, gjobave, është ajo që shqiptarët e dinë mirë dhe e provojnë në lëkurë çdo ditë.

Eshtë korrupsioni që Edi Rama e mbron me votë në Kuvend, që po mban peng Shqipërinë, që po varfëron njerëzit, që po shkatërron të ardhmen.

Ndaj duhet të bashkohemi në betejën tonë kundër burimit të këtij fenomeni, që është Edi Rama.

Me 8 maj në Bulevard, në një moment që do të jetë pikë kthese për vendin. /CNA





Lajmet e fundit nga