web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqet e Veliajt dhe Metës/ Gazetari: Kjo klasë politike e quan veten “viktimë” para drejtësisë

27 Prill 2026, 20:53, Aktualitet CNA

Gjyqet e Veliajt dhe Metës/ Gazetari: Kjo klasë politike e quan veten

Gazetari Poli Hoxha komentoi sot lidhur me qëndrimet pë proceset gjyqësore të disa emrave të njohur të politikës, që aktualisht janë nën akuza dhe në qeli.

I ftuar në A2CNN, Hoxha veçoi rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit Ilir Beqaj, ndaj të cilëve vijojnë seancat, por edhe deklarimet e tyre.

Hoxha theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për kushtet apo analizën psikologjike, por për faktin se klasa politike shqiptare e quan veten “viktimë” para drejtësisë.

 “Nuk besoj që ai transformim i zotit Ilir Meta është thjesht nga kushtet, që për të gjithë të burgosurit ka problematikë të madhe, dhe nuk besoj se këto probleme ekzistojnë vetëm për zotin Meta, zotin Beqaj apo zotin Veliaj. Janë për të gjithë të burgosurit shqiptarë. Unë mendoj që ky transformim që iu ndodh në një kohë kaq të shkurtër ka nevojë edhe për një analizë psikologjike. Njihet në botë ajo që kur je në majat më të larta, pastaj shkon në burg, varet si e përballon këtë goditje kaq të madhe. Dhe po shikoj që kjo klasë politike nuk po e përballon dot nga ana biologjike. Ndërsa nga ana politike po përpiqet që të nxjerrë viktimën. Edhe të burgosurit që kanë vrarë kanë një lloj empatie, pranojnë diçka edhe kur nuk e pranojnë të gjithë fajin, por shikojmë që kjo klasë politike e quan veten “viktimë”,-tha Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga