web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Furtunë” ndryshimesh në Policinë e Shtetit/ Emërime të tjera

29 Prill 2026, 11:58, Aktualitet CNA

“Furtunë” ndryshimesh në Policinë e Shtetit/

Janë bërë sërish ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku janë caktuar dy emërime të reja në poste kyçe.

Florjan Rrasa është emëruar drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky sektor është përgjegjës për hetimin e veprave penale që lidhen me krimin ekonomik dhe financiar.

Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar zëvendësdrejtor për rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, një rol që lidhet me organizimin dhe menaxhimin e rendit publik në këtë qark.

Të tjera ndryshime janë bërë më herët në disa drejtori kufiri dhe komisariate.

Altin Lila është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa Alfred Canaj shef i Komisariatit numër 2 në Tiranë.

Drejtor i Kufirit në Shkodër është emëruar Agim Basha, i cili ka zëvendësuar në këtë detyrë Arbër Zemanin. Arbër Zemani është emëruar Drejtori i Kufirit në Vlorë.

Po ashtu është bërë edhe emërimi i Drejtorit të Policisë në Qarkun e Fierit, ai do të jetë Erion Ahmeti.

Ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita.

Këto lëvizje vijnë si pjesë e riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga