
Kryebashkiaku i Tiranës tashmë i ndodhur në paraburgim në një intervistë që përbën skandal publik, në median ortake të inceneratorëve ka vijuar të justifikojë shpenzimet marramendëse të bashkëshortes së tij duke u shprehur se të merresh me to është mizogjini.
“Bashkëshortja ime vjen nga një familje e pasur dhe me 17 vjet karrierë në studio e biznes privat. Ka shpenzuar vetëm 50 000 lekë në muaj nga karta e saj. Në total 7 milion lekë në një dekadë. Të mbledhësh gjithë bilancet vjetore të 7-8 enteve në 17 vite dhe t’i trajtosh si personale në një ditë është ligësi e misogjeni. Janë të gjitha të deklaruara nga secili ent, me taksa, dogana e TVSH në rreth dy dekada. Nuk kemi asgjë në një veting 20 vjeçar dhe tani do i qepemi lodrave të djalit, makinës së vjehhrit të vdekur, vëllait, nënës, kujtdo, vetëm ta heqim nga fushata këtë që na mundi thellë në 2015, 2017, 2019, 2021, 2023 dhe (sapo të dal nga këtu) në 2025”, tha Veliaj.
Madje ka ripërsëritur se shpeznimet janë vetëm 7 milionë lekë në një dekadë. E vërteta e dalë nga hetimet është ndryshe sepse sipas Doganës Shqiptare janë 869 miloinë lekë blerje.
Lidhur me shpenzimet e Xoxës u zhvillua një debat mes analistit Neritan Sejamini dhe gazetarit të Rilindjes Dudushi, i cili i mbajti ison Veliajt duke thënë se të merresh me shpenzimet e Xoxës është mizogjini.
Sejamini u shpreh se Xoxa është subjekt i hetimit të pasurisë dhe se çdo shpenzim duhet ta deklarojë sipas ligjit.
Pjesë nga debati
Dudushi: Çështja e të brendshmeve është mungesë deçence dhe opozita e kuptoi se e teproi.
Mizogjini dhe mungesë deçence që u përdor edhe në Kuvend. U detyrua dhe Berisha të thoshte se u teprua edhe me këtë. Tregon një mendje të tmerrshme.
Sejamini: Prokuroria thotë se ka pasur një skemë sesi paratë kalonin me një skemë të caktuar përmes organizatave. Ska vetëm veshje por edhe vila. Prokurorët janë nisur nga veshjet dhe kanë zbërthyer skemën.
Hetimi ka vijuar edhe pasi ata janë thirrur në prokurori. Ka hetuar edhe më pas, kanë kapur një fije dhe kanë vijuar.
Ky lloj versioni është konfirmuar edhe nga Dumani dhe Dado. Gjykatësi ka lexuar provat.
Veliaj ka refuzuar provat apo ka sharë edhe në sallën e gjyqit?
Veliaj nuk ka asnjë provë dhe i thotë gjërat në përgjithësi.
Dudushi: Xoxa i nxori me tabela në opinionin publik sepse dhe ti po i referohesh atyre që kanë dalë në opinionin publik./ CNA
Gazetarja Ola Xama tregoi në MCN TV se si operoi koncesion...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në MCN TV, ka zbuluar se ...
Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në emisionin“Stop”...
Gazetari pranë "Rilindjes" që ka qenë i punësuar në agjenc...
Televizioni i inceneratorëve ortakët e Mirel Mërtirit dhe ...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në “Task Force” në SYRI T...
Pas Pikës Kufitarë të Kakavijës, doganierët e palës greke do...
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar kërkesën...
Gjykata e Beratit lë në burg tre të arrestuarit për shitje...
Policia Kufitare ka njoftuar grevën e nesërme në Kakavijë ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-kryebashkiakun e Pogradeci...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka dorëzuar për ...
Nesër kalimi në pikën kufitare të Kakavijës do të jetë thu...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Zbardhen detaje nga thirrja e aktorit Gazmend Paja në ...
Aktori i humorit, Gazmend Paja, u paraqit sot në SPAK. Paj...
Aktori Gazmend Paja është thirrur sot në SPAK. Ende nuk di...
Një tjetër skandal ka dalë në dritë në lidhje me Universit...
Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit...
Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e 3 personave...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...