Skandali i manderinave me pesticide/ Prokuroria e Beratit kërkon arrestimin e 3 personave
Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e 3 personave...

Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte në të njëjtën ndërtesë. Merita tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit. Banorët tregojnë se gjendja është Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as ku lahet.
“Stop” shkon fillimisht tek zyra e Shërbimit Social në bashkinë e Vlorës ku thanë se është bërë vlerësimi i rastit dhe pritet zgjidhje nga Shërbimi Social Rajonal dhe Bashkia. Drejtori i zyrës së strehimit në bashki tha se procedura e parashikon që zonja të gjejë një banesë me qira, të lidhë një kontratë dhe të përfitojë bonus pasi bashkia nuk ka banesa dhe e ka të pamundur të gjejë një të tillë.
Në kushtet kur zonja vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, Shërbimi Social i ka bërë shkresë spitalit psikiatrik, por ky i fundit nuk ofron kurim me shtrim të gjatë por vetëm kurim ambulator. Vlora nuk ka qendra sociale dhe konviktet janë në rikontruksion. Gjithashtu në azil nuk mund të strehohej, pasi nuk ka mbushur moshën.
Drejtori: Në qoftë se zonja ka një kontratë me një apartament, me një subjekt, me një apartament që jep me qira, Bashkia e Vlorës të lidh bonus qiraje. Por mesa di unë, zonja jeton në katin e parë të pallatit dhe në katin e tretë jeton çupa e vet që nuk e lejon të futet në shtëpi. Dhe në kontaktet me çupën, pretendohet që nëna ka probleme mendore dhe nuk e lejon të futet në shtëpi.
Gazetarja: Pra nuk keni që të çoni në një konvikt apo në një strehë…
Drejtori: Drejtoria që përfaqësoj unë nuk ka apartamente për të sistemuar njerëz.
Gazetarja: Ku i strehoni zakonisht, vetëm gjeni shtëpi me qira?
Drejtori: Po pra, me bonus qiraje.
Gazetarja: Po mirë në kushtet kur ajo nuk mund ta gjejë dot vetë një shtëpi, ju nuk e gjeni dot një strehë për të?
Drejtori: Nuk është ofruar askush t’i japë një banesë bashkisë me qira për të strehuar persona që kanë nevojë.
Gazetarja: Po mirë e kupton sa kohë marrin këto procedura në rastin e zonjës?
Drejtori: Jo, nuk do vonojë asnjë procedurë në momentin që ka një banesë.
Gazetarja: Po duhet t’i kishit bërë pra, ta kishit ndihmuar ju që t’i bënte këto procedura sepse ajo e ka të pamundur t’i bëjë sepse është gjynah që ajo të vdesë nga i ftohti atje!
Drejtori: E kam unë të pamundur që t’i gjej një banesë zonjës sepse nuk kam kujt t’ia marr këtë banesë që t’ia jap zonjës.
Gazetarja: Paska mbetur Vlora për një banesë me qira!
Drejtori: Po s’ka lidhje, më ka ngel Vlora…
Gazetarja: Po se kjo është, vetëm një person momentalisht që ju keni më shumë se 10 ditë dhe s’ia keni gjetur dot një strehë.
Drejtori: Drejtoju Shërbimit Social!
Gazetarja: Ju nuk bëni dot gjë?
Drejtori: Do mundohem të gjej një strehë për zonjën në fjalë, privatisht nga ana ime dhe në qoftë se do ta arrij këtë pjesë, do ju njoftoj dhe juve.
Gazetarja: Duhet ta kishit bërë më parë, nga ana njerëzore.
Pas shumë përpjekjeve, emisioni “Stop” e strehon Meritën në qendrën komunitare Vlorë derisa të gjendet një banesë për të. Ajo shkoi të marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe do të rrijë në qendër derisa t’i gjendet një banesë./ STOP
Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e 3 personave...
CEO i Spitalit Amerikan ka dhënë një intervistë ekskluzive...
Gjykata e Posaccme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “Arres...
Juristja Brizida Gjikondi ka folur në një intervistë telev...
Avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka përcje...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, jetonin në ...
SPAK ka reaguar zyrtarisht për aferat me tenderat në Unive...
Një nga sëmundjet që ka shfaqur rritje të dukshme të incid...
Organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka dënuar sulm...
Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për gjyqin për shpifj...
GJKKO ka lëshuar disa masa sigurie për stafin e Universite...
Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të ...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion, Erion Veliaj vij...
I burgosur prej 14 ditësh me akuzat e korrupsionit dhe pas...
Maks Haxhia merr në duar “burgosjen” e Veliajt. Sot Dhoma ...
Luli Basha shquhet tashmë për letargjinë e tij që nuk mbar...
Kryetarja e Komisioni të Ligjeve, Klotilda Bushka ka dalë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...