Arsyeja e rënies në mënyrë të tillë e RTSH-së mund të ketë shumë përgjigje, në kërkim të së vërtetës. E sigurt është që ai institucion po bie, çuditërisht, si asnjëherë më parë, në të gjitha drejtimet. Jo vetëm në cilësinë e transmetimeve, jo vetëm në letrat me shifra të korruptuara, por edhe në denigrimin maksimal të burimeve njerëzore, nëpërmjet arrogancës piramidale që shpërndahet nga “UNI”, (apo “Ui”, nëse do t’i referoheshim Arturos së famshëm).
Shikoni sportin p.sh. para një viti e gjysmë, duartrokitjet për ndeshjet e Kupës së Botës shoqëroheshin me ato të transmetimeve të kanalit të sportit. Shikojeni sot, të rënë, fatkeqësisht në mediokritet transmetimesh. Duket se askush nuk do të harxhojë më para për të blerë të drejta transmetimesh sportive dhe një pyetje lind vetiu: ku shkojnë këto para?

A ka pasur RTSH-ja më shumë buxhet para disa vitesh kur kishte: UEFA Champions League (pas finales së 1 qershorit, nuk e ka më), Kupën e Anglisë në futboll (nuk e ka më), Kombëtaren e futbollit (nuk e ka më), Kupën e Spanjës (nuk e ka më), Formula 1 (nuk e ka më), Kupën e Gjermanisë (nuk e ka më), Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë të futbollit (as këto nuk i ka më), Roland Garros e Uimbledon (nuk i ka më), Moto GP (nuk e ka më), apo edhe Evropianin 2020 (nuk e ka fare “Euro 2024”)…?! (Lexo këtu)
Secili mund ta hamendësojë vetë përgjigjen. Por nëse bën një aritmetikë të thjeshtë, për këto para të harxhuara vite të shkuara për eventet sportive dhe gjendjes aktuale të transmetimeve kupton fare mirë faturat e fryra të festivaleve të të rriturve apo junior. Po, ja p.sh. Meqenëse pas pak ditësh fillon Kampionati Evropian i Futbollit dhe Shqipëria merr pjesë për herë të dytë: A do t’i transmetojë RTSH-ja ndeshjet e Kombëtares? Jooo…!
Sipas njoftimeve nga “TV Klan” janë këta të fundit që e kanë fituar të drejtën.
Po nga RTSH çfarë thuhet? Flitet që do të ketë një “megaprojekt” që në shifra preventive afrohet me një kampionat më vete… Do të ketë një emision të përnatshëm “sportivo-kulturoro-argëtues-politiko-muzikor” me një kosto “serioze”. Emisioni do të drejtohet nga i përnatshmi i politikës, Alban Dudushi, të cilin do ta ndihmojë producenti Bojken Lako, por do të ketë edhe të tjerë që nuk marrin vesh nga sporti, por pak rëndësi ka kjo…

Abuzimi me paratë e taksapaguesve është aq arrogant sa edhe i dukshëm. A nuk ka në RTSH një departament sporti prej 20-25 punonjësish që paguhen për këtë punë? Për çfarë duhen këto “projekte” aq më shumë kur Evropianin e ka një tjetër televizion kombëtar që do të bëjë si ndeshjet, si emisionet (që nuk i drejton Fevziu)? Përgjigjja kuptohet, përse duhet ky projekt gjigant në shifra?!
Ky do të jetë një projekt me shpërndarje parash dhe ata që marrin vesh nga sporti nuk e meritojnë të jenë pjesë e tij, por do të përdoren me urdhra të rinj arrogance për të ndihmuar “korifenjtë” e projekteve. Një departament i tërë, siç është ai i sportit në RTSH, do të vijojë të jetë në rolin e shërbëtorit.

Një departament, që drejtorin ia dhunojnë hapur fizikisht në oborrin e RTSH-së, i fshijnë me kamxhik të drejtat sportive që do t’i shërbenin publikut, e vrasin edhe moralisht e profesionalisht, duke i zëvendësuar me gaztorë të oborrit në punën që duhet të ishte tyrja, edhe si detyrim, edhe si përfitim.
Po kë dëmton e gjithë kjo?! Publikun, sigurisht, sepse ai TV, i mbajtur me taksat e tij, në vend që t’i shërbejë, po kthehet në shembullin më të keq, se si po funksionojnë gjërat në këtë vend. Gjithsesi, me gjithë rrëmujën e krijuar, “reparti ushtarak AP”, ju uron shikim të këndshëm…/ CNA
Kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2022 ka kryer një vizi...
Arben Maloku, një tjetër vartës i Erion Veliajt përfiton 1...
Emisioni "Kronos" i ka kushtuar një dokumentar pasurisë ma...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka quajtur një akt të paligjshë...
Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe m...
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Camero...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, regjistron një tjet...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Ish-kryeministri, doktor Sali Berisha, është bashkuar ...
Pas "show"-t me mbjelljen e pemëve te Prokuroria, Erion Ve...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm, Gjergj Luca, ka ...
SPAK organizoi një megaoperacion, ndër më të mëdhenjtë të ...
Prej dy ditësh, në orët e paraditeve dhe pasditeve pjesa m...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për megaoperacionin e z...
Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të orga...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Vijon operacioni i SPAK për arrestimin e "kokave" të krimi...
CNA ka denoncuar prej muajsh skemën korruptive “5D” të...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike që pasqyrojnë pun...
Lidhje nepotike në Bashkinë e Tiranës. Familjarë të Kujtim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...