
Dje në media qarkulloi një lajm mbi dorëheqjen e Alfred Pezës. Në fakt, një portal periferik, anonim, i panjohur, e kishte nxjerrë dorëheqjen e drejtorit të RTSH-së ditën e shtunë, por të hënën lajmi mori dheun. Edhe disa portale që konsiderohen serioze thanë se Peza kishte dhënë dorëheqjen.
Partia Demokratike gjithashtu tha se më në fund ai ishte larguar.
Por, ashtu siç CNA raportoi, ishte një tallje e turpshme, më shumë sesa një skemë dorëheqjeje e Alfred Pezës. Një lajm për të hequr vëmendjen nga lajmet e ditës, nga Jorgo Goro e kështu me radhë, por edhe një taktikë e vetëviktimizimit të Pezës se po sulmohej nga mediat e kështu me radhë.
Më pas, vetë Alfred Peza reagoi për gazetën "Koha Jonë" duke thënë se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe do të ishte në detyrë deri në maj të 2028-ës.
Por kjo e dyta ishte edhe më e bukura nga e gjithë historia e dorëheqjes, sepse Alfred Peza deklaronte se deri në 2028, gati 4 vite të tjera, do të qëndrojë në detyrë.
Në fakt, qëndron apo jo në detyrë Alfred Peza, nuk e vendos ky i fundit, ka një Këshill Drejtues të RTSH-së që mund ta shkarkojë, ka institucione të tjera, të cilat po e hetojnë dhe po e kontrollojnë, kemi parasysh këtu KLSH-në, e cila po ushtron kontroll.
Kemi dhjetëra punonjës të larguar që kanë hapur procese gjyqësore. Gjithashtu kallëzime të njëpasnjëshme për të priten në SPAK. Që nga shpërdorimi i detyrës dhe abuzimi me fondet në institucione e deri në fakte të tjera, të cilat do të trajtohen në ditët në vijim.
Pra, Alfred Peza dje tregoi se ishte i fortë, mund të luante, mund të gënjente dhe t’i thoshte se ishte aty deri në 2028-ën, çdo "armiku" të tij që do ta largojë nga detyra e rëndësishme që ka marrë. Mirë do të ishte ta kapte 2028-ën, por mesa duket s'do të mbyllë dot vitin 2024. Në fakt, atë e ka zgjedhur partia në shkelje të ligjit.
Por njeriu që u kap me 1 milion dollarë pasuri dhe gënjente gjykatën për rrogën e djalit të tij, tashmë ka dalë me shpatë në dorë, do të qëndrojë në RTSH, duke u hapur luftë të gjithëve, Këshillit Drejtues, ku e ka shumicën kundër, për shkak të ortakërisë dhe bashkëpunimit me Leka Bungon, një trupe të madhe menaxhimi me eksperiencë në RTSH, gazetarë, kameramanë, teknikë e kështu me radhë, dhe në finale Alfred Peza kërkon një betejë për ta kthyer në debat politik, siç është gjithmonë strategjia e Rilindjes, skandalin, aferën, korrupsionin dhe akuzat.
Por grepin e Pezës mund ta hanë vetëm peqinasit që ai u premtoi se do të binjakëzonte Lacion dhe do të ndërtonte "Shkumbini Channel", pasi askush tjetër nuk ndjek nga pas atë që thotë Alfred Peza.
Por ajo që do të ndjekim ne, të pakën si media, nga pas, ne si CNA, do të jetë e vërteta dhe vetëm e vërteta. Faktet, abuzimet, shkeljet dhe skandalet në RTSH deri ditën që ky institucion do të çlirohet nga Alfred Peza, egoizmi, megalomania dhe paaftësia e tij./CNA
Me pranga në duar është shfaqur sot kryetari i Bashkisë së...
Fakte të reja dolën në dritë në lidhje me aferën e incener...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka de...
Prestigjiozja "Vanity Fair" i ka kushtuar një artikull Shq...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Institucionet publike kanë shpenzuar vitin që lamë pas 371...
Analisti Andi Bushati ka braktisur emisionin e Çim Pek...
Alfred Peza, drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, ka për...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi mbrëmjen e sotme skemën...
Disa media, edhe të gazetarëve dhe analistëve që prete...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka pretenduar këtë të hën...
Njeriu të cilin CNA e ka denoncuar edhe për pasurinë n...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga dat...
Kledian Leka është studenti i parë i verbër i diplomua...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e is...
Kreu i Partisë së Lirisë i ka treguar "dhëmbët" grupit të ...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji,...
Të hënën, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Kor...
Alma Cami pritet të marë drejtimin e QSUT-së pas largimit ...
Në orën 14:00, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, do ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...