web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjergj Luca, mesazhe të vyera për të rinjtë/ Vetëm me punë mund të ecni në jetë!

18 Maj 2024, 19:41, Aktualitet CNA

Sipërmarrësi dhe biznesmeni i suksesshëm, Gjergj Luca, ka pritur në restorantin e tij “Rozafa Fish City” studentët e administrim-biznesit të “Universitetit Polis".

Luca thotë se ka ecur gjithmonë me parimin se një sipërmarrës biznesesh kurrë nuk duhet të mbyllet në guackën e milionerit, por duhet t’i ndajë eksperiencat e jetës e të biznesit të tij me njerëzit, veçanërisht me gjeneratën e re dhe për këtë arsye ai ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë, duke i treguar atyre disa nga sekretet se si mund të jesh i suksesshëm duke bërë biznes në vendin tonë.

Fillmisht ai ka rrëfyer se si e nisi biznesin dhe se cili ishte motivi i fortë që e bëri për të ecur në këtë drejtim.

“Jam njeri që kam studiuar për regjisurë, por kam nisur punë që 16 vjeç. Në biznes jam autodidakt. Kur më pyesin si ka mundësi Lucë që ke ecur kaq përpara, unë iu them që kam pasur një shok që ju nuk e mbani mend, që ka qenë halli. Halli njerëzit i çon përpara, i bën që të vrapojnë edhe halli kthehet në ëndërr, ëndrra të motivon, motivi kthehet në pasion dhe pasioni dhe forca çon përpara”, u shpreh ai.

Gjergj Luca, mesazhe të vyera për të rinjtë/ Vetëm me

Luca i tha të rinjve se duhet të orientohen gjithmonë drejt së vërtetës dhe punës, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ecet përpara.

“Kam një togfjalësh që përmend shumë shpesh për rininë. Shqetësimi im për rininë është ë vërteta dhe unë asaj fjale e vërteta i ngjiz dhe një fjali tjetër që e vërteta që del nga puna është e vërteta më e rëndësishme që njeriu duhet të kuptojë dhe është e vërteta më e rëndësishme që e çon brezin tuaj përpara.

Ne kemi ecur duke kuptuar të vërtetën tonë dhe nuk kemi gabuar se kemi ditur se kush është e vërteta që ne duam, që ne kuptojmë. Virtyti, e vërteta, e drejta, e pastra janë kolonat vertebrale të rinisë, të moshës suaj. Si arrin njeriu në këto kolona?

Gjergj Luca, mesazhe të vyera për të rinjtë/ Vetëm me

A-ja e alfabetit është familja, por baza është puna. Ju jeni fakultet privat, duket që keni prindër të shëndetshëm që punojnë dhe shkolla juaj është një shkollë për shtresën e mesme dhe shtresa e mesme është shtresa më aktive, më e fuqishme e shoqërisë. Duhet të keni familje të shëndetshme që bëjnë këtë sakrificë për ju që ju japin ato lekë që ju të shkoni në shkollë. Ju synoni të hyni në politikë, për të bërë jetë të kollajtë. Kur të mbaroni shkollën duhet patjetër që të gjithë ju të bëni 1 vit stazh në privat, të bëni 1 vit stazh mundësisht në prodhim. Në qoftë se doni të bëheni menaxherë biznesi, që të kuptoni alfabetin e punës ju duhet që të gjithë të gjeni veten dhe do të kuptoni veten se kush është prioriteti juaj, kush është drejtimi juaj, sepse në prodhim do të kuptoni logjikën e biznesit dhe do të kuptoni sa afër jeni me ëndrrat tuaja”, deklaroi sipërmarrësi.

Biznesi për Lucën është ide dhe fokusi nuk duhet të jetë tek shifrat, pasi ideja sjell pasionin për punën dhe prosperitetin e njeriut. Për ta konkretizuar ai u ndal sërish tek eksperienca e jetës së tij, ku tregoi se “Rozafa” nisi nga një vark në treg të brendshëm, për t’u shpërndarë jashtë vendit, tashmë me 10 anije.

Gjergj Luca, mesazhe të vyera për të rinjtë/ Vetëm me

“Biznesi është ide dhe kur beson në atë ide ti atëherë leksioneve të tua mund t’ju thuash edhe stop mos ec më por besimi që këta duhet të kenë te vetja për idenë e tyre do t’ju thotë të ecin përpara. Unë kam nisur me një varkë, sot “Rozafa” ka 14 anije dhe këto 14 formojnë një treg që unë i them tregu i brendshëm dhe tregu i jashtëm” theksoi ai.

Një apel bëri edhe për zhvillimin e tregut rajonal, sepse sipas Lucës vetëm duke konsoliduar tregun ballkanik, shqiptarët dhe gjithë ballkanasit mund të konkurrojnë më lehtësisht në tregun evropian dhe atë botëror.

“Biznesi është i rëndësishëm në Shqipëri sepse ka hapësirë. Edhe në rajon ndaj unë përsëris “Open Ballkan”. Ne nuk kemi treg të vogël, por 20-30 milionë me mundësi më të mëdha. Duhen konsoliduar majat. Tregu ballkanik është më i madh se ai shqiptar dhe konkurenca do nxjerrë më të fortët që do konkurojnë me botën”, u shpreh biznesmeni.

Luca u kërkoi të rinjve që të mos helmohen me idenë se në Shqipëri nuk jetohet, pasi vendi jonë jep shumë mundësi për këdo.

Gjergj Luca, mesazhe të vyera për të rinjtë/ Vetëm me

“Puna është ajo që juve do t’ju tregojë rrugën e vërtetë që duhet të ndiqni kur të mbaroni shkollën. Mos mendoni që meqë keni këtë diplomën që ia u dha ky profesori dhe kjo zysha dhe keni arritur çdo gjë. Kjo vetëm ju ka strukturuar që të drejtoheni në bazë të tëmthit që ka gjithsecili, punoni në prodhim 1 vit me pasion. Me punë do kuptoni çfarë ju ngacmon, çfarë doni të bëheni, çfarë sfidash doni të ndërmerrni dhe shkoni në administratë e shihni që shefi është zoti, ai pas shefit është servili më i madh. Ju mësoni servilizmin, rrenën, si t’i hyni atij nën sqetull që të merrni meritat. Mos u helmoni me helmin që këtu s’rrihet se nuk ka prespektivë, alternativë, është e kundërta. Këtu ka më shumë mundësi se në çdo vend tjetër”, theksoi sipërmarrësi.

Më tej, Luca shpjegoi se si brenda biznesit të tij ka ngritur “këshillin e grave”, i cili ka për detyrë të evidentojë punonjësit që kanë vështirësi ekonomike dhe t’i ndihmojë ata. Biznesmeni ndau me studentët edhe rastin e një të riu ekselent, prindërit e të cilit punonin tek “Rozafa”. Këtij të riu ju mbyllën dyert nga Ministria e Arsimit, por jo dyert e jetës, pasi në ndihmë i erdhi biznesmeni Gjergj Luca.

Gjergj Luca, mesazhe të vyera për të rinjtë/ Vetëm me

“Ne kemi një këshill të grave punëtore që analizojnë jetën e punëtorëve. Kemi paguar bursë 30-40 mijë paund bursë në Angli sepse ishte i pari në matematikë dhe Ministria e Arsimit nuk i dha bursë se nuk kishte mik. Nëse del shkëlqyeshëm do të të paguaj të dytën dhe të tretën. Djali më mori në telefon dhe tha që banka i kishte siguruar kontratë 10-vjeçare”, vijoi ai.

Luca u ndal edhe tek puna që ka bërë Prokuroria e Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, duke ndëshkuar përfaqësues të qeverisë dhe opozitës. Për Lucën, SPAK është fati më i madh që i ka ndodhur Shqipërisë në vitet e fundit.

“Ky vend ka filluar të ndryshojë kur filloi të njihej Shqipëria dhe fati më i madh i këtij vendi dhe i juaji është SPAK-u i bërë me vullnetin e atij që shani dhe SHBA-së dhe ne na u kthye besimi që ky vend do bëhet”, nënvizoi sipërmarrësi.

Bashkëbisedimi i Lucës ishte “pa dorashka”, aq sa nuk la pa përmendur as zgënjimet e tij në biznesin që drejton.

Në përfundim të takimit mesazhi i sipërmarrësit për të rinjtë ishte i qartë: Punoni pa pushim, brenda ose jashtë vendit, sepse puna do i bëjë ata që të njohin veten dhe t’i vijnë në ndihmë komunitetit dhe gjithë Shqipërisë./ CNA





Lajmet e fundit nga