
Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në gusht, që është kulmi i sezonit turistik, në vend hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë.
Që nga qershori në vend hyn mbi 1 milionë shtetas të huaj, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht.
Sipas INSTAT, Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.
Në Gusht 2023, krahasuar me Gusht 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 18,2%;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,5%;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 34%.
Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.
Ikin dhe shqiptarët
Jo vetëm hyrjet e të huajve kanë arritur rekorde. Edhe daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm.
INSTAT raportoi se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2023 janë 842.940.
Krahasuar me Gusht 2022, ky tregues është rritur me 8,9%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2023, është 4.577.753, duke u rritur me 18,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare./Monitor.al
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, ...
Dy ditë më parë u regjistrua një vatër zjarri në vendin e ...
Pasditen e kësaj të hëne është mbajtur ceremonia mortore e...
Në këto momente janë duke u mbajtur homazhe në sheshin “Në...
23 turistëve gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin ...
Analisti, Fatos Lubonja ka folur lidhur me situatën në ve...
Efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra më...
Gazeta e madhe amerikane New York Post i ka kushtuar një a...
INSTAT ka publikuar një raport në lidhje me menaxhimin...
Ambasada amerikane në Beograd, ka reaguar pas sulmit të nd...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hox...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Një grup turistësh të huaj kanë mbetur të izoluar mesditën...
Policia ka zhvilluar kontrolle nga ajri dhe toka për gjetj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ...
Që prej pasdites së djeshme juglindja e vendit është pë...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka inspektuar mj...
Moti i keq vijon në qytetin e Korçës. Breshëri dhe reshje...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretoi lirimet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...