web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Grupi terrorist donte të destabilizonte Kosovën”, Hoxha: Operacioni i djeshëm më i madh që nga paslufta

25 Shtator 2023, 15:16, Aktualitet CNA

“Grupi terrorist donte të destabilizonte Kosovën”, Hoxha:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se operacioni i zhvilluar ditën e djeshme ndaj një grupi terrorist që ka pasur synim destabilizimin e Kosovës është ndoshta operacioni më i madh që nga paslufta e deri më tash.

“Operacioni i djeshëm është ndoshta operacioni më i madh që nga paslufta e deri më tash ndaj një grupi terrorist që ka pasur synim destabilizimin e Kosovës.”, tha ai  

Hoxha tha se dyshohet që rreth 30 persona janë larguar, duke lënë në fshatin Banjskë veturat e tyre bashkë me armatim, veshje, uniforma e mjete të tjera, të cilat kanë pasur për qëllim t'i përdorin për sulme të tjera.

Policia e ka sekuestruar 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura të tjera dhe 2 motorë. Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivët, 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrikë, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikatorë për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50. Detaje të tjera: 4 kamera të sigurisë, 3 dronë, 30 armë AK47, 6 mitralozë, 29 zolla të mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe më shumë se 100 uniforma ushtarake./ CNA





Lajmet e fundit nga