CNA reagon pas sulmeve nga Aldor Nini i “Acromax”. Beteja jonë vazhdon kundër përndjekësve, gjobaxhinjve, mediave të korrupsionit, bashkëpunëtorëve të grupeve të strukturuara kriminale të korrupsionit pa ndalim!
Ndoshta dikush na konsideron se jemi të vetmuar, por ne nuk jemi vetëm, do të vazhdojmë betejën tonë. E vërteta vonon, por nuk harron, ashtu siç ndodhi me ata që përfunduan nën akuzë si grup i strukturuar kriminal, ashtu si me drejtorët e korruptuar të dosjes “5D”, ashtu si me pronarët e mediave trafikantë droge, ashtu si me ortakët e korruptuar mediatikë të inceneratorëve, ashtu si me gjobaxhinjtë që përfundojnë burgjeve me armë dhe me drogë, ashtu si me çdo kauzë tjetër të fituar nga CNA.
Po sulmohemi për të mos thënë të vërtetën, po sulmohemi për të na mbyllur gojën, po sulmohemi për të na vënë censurë, por nuk do të ndalemi dhe do ta themi të vërtetën deri në fund sa të kemi fuqi dhe duke mos u ndalur, aq më pak përballë përndjekësve dhe personazheve si Aldor Nini. (Lexo këtu)

Sulmi kriminal i dirigjuar nga Aldor Nini i “Acromax”-it ndaj CNA-së vazhdon prej gati tre muajsh.
Themi kriminal sepse ne jemi raportuar në rrjetet sociale duke pretenduar se kemi abuzuar me të drejtën e autorit me materiale të televizioneve të ndryshme.
Në fakt, kjo është një gënjeshtër, ashtu siç janë një gënjeshtër e madhe edhe raportimet e bëra nga Aldor Nini, ashtu siç janë një gënjeshtër e madhe edhe lajmet e prodhuara prej tij se CNA apo Elvi Fundo janë dënuar në Gjermani. (Lexo këtu)
Ndodhemi përballë një sulmi kriminal, nga një individ që është përndjekës dhe ditën e hënë në 30 shtator është zhvilluar seanca me akuzë për përndjekje nga Prokuroria. (Lexo këtu)
Është një person që ish-bashkëjetuesen tjetër e ka pasur me urdhër mbrojtjeje, është një person që ne kemi raportuar një lajm në lidhje me mbajtjen peng të vajzës së tij, për mosdorëzimin e vajzës te familjarët. Pas këtij lajmi në qershor filluan sulmet. (Lexo këtu)
Ne kemi të gjitha dokumentet dhe faktet që tregojnë se Aldor Nini veprimet i bëri pikërisht për raportimet tona, për të vërtetën tonë.
Edhe më parë Aldor Nini ka raportuar CNA-në për llogari të Erion Veliajt, mesazhe të cilat ne i kemi bërë publike.



Edhe në këtë rast, Aldor Nini ka raportuar mediat për të cilat CNA ka autorizim. (Lexo këtu)
Ne i kemi çuar gjykatës, por dhe rrjeteve sociale autorizimet tona nga televizioni kombëtar “Klan” dhe “Vizion Plus”, nga “Euronews”, nga “ABC News” nga “Syri TV”.
Ne kemi raportuar me dhjetëra lajme investigime për çështje të prekshme të shoqërisë, nga inceneratorët te “5D”-ja, nga ligji për Arsimin e Lartë tek opozita, nga ministrat te korrupsioni i qeverisë deri te përndjekësit.
Aldor Nini dhe “Acromax” nuk duan që të raportojnë, por rruga jonë do të vazhdojë.

Sot është mbyllur në mënyrë kriminale, nga raportime të rreme faqja jonë në rrjetet sociale “Facebook” me pretendimin e përdorimit të fotove. Në fakt, janë të gjitha në shumicën e tyre absolute me të drejtë përdorimi. Dhe këtë e kanë treguar dokumentet përkatëse që u janë dërguar instancave ligjore. (Lexo këtu)
CNA u ka shkruar disa organizatave ndërkombëtare të medias, gjithashtu edhe kompanive të rrjeteve sociale. Sot janë njoftuar sërish të gjitha organizatat ndërkombëtare të medias dhe gjithashtu edhe platformat e rrjeteve sociale për abuzimet e Aldor Ninit dhe hakmarrjet e tij personale, i cili abuzon me aksesin e platformave dhe i keqpërdor për interesat e tij personale.
Ne ndodhemi përballë një sulmi, ku Aldor Nini mendon se jemi të vetëm, pasi ai ka kapur shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, ka kapur për veshi Ylli Rakipin që e paguan, Armand Shkullakun që e paguan dhe Aleksandër Çipën që nuk flet dot për lëmoshën e Irfan Hysenbelliut. (Lexo këtu)
Ne nuk do të ndalemi. Një faqe në “Facebook” nuk është një problem i madh për ne. Përballë këtij sulmi, ne thjesht dhe vetëm po rritemi dhe po bëhemi edhe më të njohur.
Ashtu siç e kemi njoftuar më parë, studiot tona ligjore do të hapin proceset ndaj “Acromax” në Shqipëri dhe jashtë saj. Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe asistencat e tyre ligjore po vazhdojnë situatën dhe po raportojnë në lidhje me këtë sulm kriminal ndaj CNA-së, të bërë nga një përndjekës me akuzë nga prokuroria dhe kjo është e vërteta.
Aldor Nini nuk po bën asgjë tjetër. Ai dhe “Acromax”-i i tij me aksesin që ka në platformat e rrjeteve sociale thjesht po i keqpërdorin dhe po abuzojnë dhe ky abuzim që bëhet ndaj CNA-së nuk është i vetmi, ka ndodhur dhe në raste të tjera, por këtë herë beteja ligjore do të shkojë deri atje sa çdo platformë e rrjeteve sociale të kuptojë se kush është Aldor Nini dhe kompania e tij abuzuese. (Lexo këtu)
Gjithashtu, do të mbajë përgjegjësi përballë ligjit për çdo kosto të shkaktuar. Asnjë frikë përballë përndjekësve, asnjë frikë përballë gjobaxhinjve, asnjë frikë përballë bashkëpunëtorëve të grupit kriminal të inceneratorëve, të bashkëpunëtorëve të dosjes “5D” dhe Erion Veliajt.

Asgjë më shumë sesa më shumë kurajë dhe forcë na japin këto sulme, këta skenarë intrigash që bëhen për të censuruar fjalën e lirë, për të zvogëluar audiencën e CNA-së, por në fund e vërteta si gjithmonë do të triumfojë dhe ashtu si në të gjitha rastet tona që i kemi shkuar deri në fund dhe e vërteta ka triumfuar, kështu do të jetë dhe kjo me Aldor Ninin.
Qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara!/ CNA
Mes sherrit dhe dhunës është mbyllur seanca plenare e kësa...
Deputetët e opozitës kanë nxjerrë karriget nga salla e sea...
Kjo seaccë plenare ka nisur me protesë nga deputetët e opo...
Prej kohësh Aldor Nini i "Acromax"-it po kryen sulme të nj...
Ilir Proda është zgjedhur drejtor i ri i Policisë së Shtet...
Aldor Nini i “Acromax” është paraqitur sot në Gjykatën e T...
Sot Aldor Nini është paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës...
CNA ka raportuar se në datën 30 shtator, në orën 12:45, në...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurid...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulan...
Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, është...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë me dije se ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në k...
Deputeti Edi Paloka ka bërë me dije në një deklaratë p...
Deputetja dhe kryetarja e Komisionit për çështjet Europian...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Pagesat për inceneratorin e Tiranës nga Drejtoria e Thesar...
Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në orën 17:00 për sea...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...