
Pagesat për inceneratorin e Tiranës nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ndaj kompanisë "Integrated Energy BV SPV" vijojnë.
Sipas të dhënave nga Open Data Albania buxheti 2024 pagoi ndaj "Integrated Energy BV SPV" një shumë prej 1,041,300,047 lekësh (10 milionë euro), për periudhën janar-shtator.
Për vetëm 40 ditë janë paguar 3 milionë euro të tjera, pasi për periudhën periudhë janar-korrik kompania e inceneratorit mori 7 milionë euro.
Të gjitha këto para paguhen për inceneratorin fantazmë të Tiranës, i cili u sekuestrua nga SPAK-u në gusht të vitit 2023.
SPAK-u theksonte se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Zoto dhe Mërtiri janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare të inceneratorit të Tiranës.
Ndërkohë që landfilli është në prag katastrofe ashtu siç dhe CNA ka publikuar pamjet ku shihet që i ka tejkaluar kapacitetet.
Pavarësisht nivelit të ulët të përpunimit të mbetjeve përmes djegies, shumat që shpenzohen nga buxheti për këtë incenerator janë të larta.
Sot që flasim plehrat kanë pushtuar kryeqytetin dhe kjo është pasqyruar me fakte dhe pamje nga CNA, e cila do të vazhdojë të denoncojë aferën që gllabëron miliona nga xhepat e taksapaguesve të varfër shqiptarë.
Por përveç Tiranës, inceneratori që nuk ekziston thith më shumë se gjysmën e buxhetit të Bashkisë së Durrësit.
Përveçse vjedhjes që u bëhet qytetarëve të Tiranës, të njëjtën barrë mbajnë mbi kurriz dhe qytetarët e Durrësit.
Menaxhimi i mbetjeve “gllabëron” rreth 40% të buxhetit të Bashkisë së Durrësit, një normë shumë herë më e lartë se bashkitë e tjera të vendit.
Kjo bashki është rast unik se gjysmën e buxhetit e shpenzon për pastrimin e plehrave dhe ndërkohë qyteti është i mbushur me plehra dhe këtë CNA e tregoi me fakte duke sjellë pamje se si plehrat kishin pushtuar rrugët kryesore në sezon turistik.
Bashkia e Durrësit lidhi kontratë me kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila menaxhon inceneratorin e Tiranës dhe që prej shtatorit 2021 i sjell mbetjet në Tiranë me një kosto prej 3500 lekësh/ton, pa TVSH./ CNA
Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në orën 17:00 për sea...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen...
Kryetarja e komisionit përgjegjës për kulturën, deputetja ...
Aldor Nini akuzohet si përndjekës, ndërkohë Xhulia Dau...
Ish-drejtuesi i Forcave Operacionale, Oltian Bistri, k...
Ish-kryebashiaku i Kukësit, i dënuar me tri vite burg,...
SPAK-u po thellon hetimet për inceneratorin e Tiranës....
Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, ka ndarë me opi...
Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, është shfaq...
Mjedisi për të bërë biznes sa vjen e bëhet më sfidues. Kon...
Bizneset e tregtimit mbizotërojnë në listën e shoqërive më...
Tregtia me pakicë po riformatohet vitet e fundit, teksa zi...
Këtë të shtunë 28 shtator është ndarë nga jeta Gjenerali i...
Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të ti...
“PaPare Najt” është spektakli më i ri i humorit që do të n...
Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para...
Në datën 30 shtator, në orën 12:45, në Gjykatën Penale...
“Ka fuqinë të të bindë!” Kështu e përshkruan revista f...
Në podcastin “Flasim” ku kryeministri, Edi Rama kishte...
Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...