web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama thumbon hoxhën: Mos luaj kukafshehthi, mos bëj punën e shejtanit

23 Qershor 2026, 13:25, Aktualitet CNA

Rama thumbon hoxhën: Mos luaj kukafshehthi, mos bëj punën e

Sot shënohet dita e 24-t e protestës para Kryeministrisë dhe kryeministri Edi Rama nuk ndalet me replikat e tij ndaj protestuesve.

Së fundi kryeministri ka bërë një tjetër replikë me Hoxhë Mustafa Tërniqin, ku i drejtohet se vendi i tij është një xhami.

Rama i thotë hoxhës Mustafa Tërniqi të mos luajë kukafshehthi dhe të mos e bëjë punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve.

“Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove

Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?

Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën.

Dhe merr shembull nga urtësia e Komunitetit Musliman, paçka se nuk je as pjesë e tij, se s’po të them gjë për si e qysh u ndërtua asokohe xhamia jote.

Toleranca e madhe nuk është as dobësi e as mosdije për shumë gjëra të pathëna i dashur hoxhë.

Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve.

Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit”, shkruan Rama.

Ky reagim vjen pas një postimi të hoxhë Mustafa Tërniqit, i cili akuzonte aktivistin se ishte futur në protestë për llogari që vetëm ai i di./ CNA

Rama thumbon hoxhën: Mos luaj kukafshehthi, mos bëj punën e





Lajmet e fundit nga