"Më ke thënë se do të mbetem vetëm, unë e kam kapërcyer gardhin"/ Deputetja, letër të hapur Ramës
Deputetja e larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Social...
Deputetja e larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Social...

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi janë 6.6 herë më të larta se niveli i lejuar, thuhet në raportin e ri të Bankwatch-it.
Bankwatch është rrjeti më i madh i organizatave mjedisore dhe shoqatave për të drejtat e njeriut në Europën Qendrore dhe Lindore.
Raporti, i titulluar “Përputhu ose mbyll”, u publikua më 23 qershor dhe trajton moszbatimin e ligjeve për emetimet e dioksidit të squfurit (SO?) nga termocentralet e vjetruara me qymyr në Ballkanin Perëndimor, të cilat, vitin e kaluar, i kanë tejkaluar kufijtë ligjorë.
Në të njëjtën kohë është rritur edhe ndotja nga pluhuri, duke arritur nivelin më të lartë që nga hyrja në fuqi e rregullave aktuale në vitin 2018.
Termocentralet me qymyr në Bosnje dhe Hercegovinë kanë qenë emetuesit më të mëdhenj të SO?, me 196.940 tonë, që është 12.7 herë mbi kufirin e lejuar.
Pas saj renditet Serbia me 177.756 tonë, ose 5.1 herë mbi nivelin e lejuar.
Në të gjithë rajonin, emetimet e SO? janë ulur vetëm në mënyrë të lehtë që nga viti 2018.
Kufijtë e emetimeve në vitin 2025 janë bërë edhe më të rreptë se në vitet e mëparshme - gjë që ka çuar në shkelje edhe më të mëdha, thuhet në raportin e Bankwatch-it.
Ndotësi më i madh i SO? në vlera absolute mbetet termocentrali Uglevik në Bosnje dhe Hercegovinë, edhe pse ai ka pajisje për desulfurizim.
Emetimet në vitin 2025, me 115.079 tonë, kanë qenë më të lartat që nga hyrja në fuqi e rregullave për kontrollin e ndotjes në vitin 2018.
Ndotja nga pluhuri ka qenë 2.9 herë më e lartë se niveli i lejuar në vitin 2025, duke arritur nivelin më të lartë absolut dhe relativ që nga fillimi i zbatimit të rregullave më 2018.
Kjo është nxitur kryesisht nga një rritje e madhe në termocentralin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, i cili ka dyfishuar emetimet krahasuar me vitin 2024.
Vetëm ai ka emetuar më shumë se 7.094 tonë mbi kufirin e lejuar për të gjithë rajonin.
Gacko në Bosnje dhe Hercegovinë mbetet gjithashtu emetuesi më i madh relativ i pluhurit. Pavarësisht një rënieje të lehtë krahasuar me vitin 2024, ai ka emetuar 15.1 herë më shumë se niveli i lejuar.
Ashtu si në vitin 2024, emetimet totale të oksideve të azotit nga termocentralet në vitin 2025 kanë qenë 1.4 herë mbi kufirin e lejuar.
Kosova, Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia kanë tejkaluar kufijtë ligjorë, ndërsa emetimin më të madh e ka pasur Nikolla Teslla B në Serbi - 11.247 tonë.
Termocentrali në Plevle në Mal të Zi ka kaluar nëpër një rikonstruksion në vitet e fundit dhe pjesën më të madhe të vitit 2025 nuk ka funksionuar.
Megjithatë, nuk ka prova se ai është në përputhje me standardet e ndotjes që do t’i lejonin vazhdimin e operimit.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur disa raste shkeljesh kundër vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar funksionimin e paligjshëm të termocentraleve të tyre me qymyr.
Megjithatë, asnjë qeveri nuk ka vendosur gjoba ndaj këtyre termocentraleve dhe nuk ka plane të qarta, të përditësuara dhe realiste për përputhje me rregullat apo mbyllje të tyre.
Nga janari i këtij viti ka hyrë në fuqi edhe Mekanizmi i BE-së për Rregullimin e Emisioneve të Karbonit (CBAM), i cili rrit koston e eksportit të energjisë elektrike dhe e bën edhe më pak fitimprurës prodhimin nga termocentralet me qymyr. /REL
Forcat e sigurisë në Turqi kanë arrestuar më shumë se 200 ...
Franca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëhe...
Autoritetet belge kanë lëshuar një urdhër-arrest europian ...
Irani ka hedhur poshtë pretendimin e zëvendëspresidentit a...
Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicë...
Gazetari rus Grigori Nekhoroshev u gjet i pajetë në moshën...
Aleksandr Lukashenko ndodhet në një situatë të vështirë se...
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po ushtroj...
Disa deputetë të Partisë Laburiste po i bëjnë thirrje Ange...
Gjermania duket se po rishikon seriozisht planin për rritj...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeçare u gjetën të pajetë pas...
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çm...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha sot se bisedim...
Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, d...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Andy Burnham ka reaguar ndaj dorëheqjes së Keir Starmer dh...
Dy motra me origjinë nga fshati Topanicë i Kamenicës në Ko...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i arratiset operac...
Një 41-vjeçar i dyshuar për tentativë për vrasje është vën...
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin e arrestuar p...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Irani dhe Omani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët m...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundës...
Një komision hetimor i OKB-së thotë se Izraeli ka synuar q...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...