web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Zbardhen detaje nga seanca e zhvilluar në GJKKO

23 Qershor 2026, 12:04, Aktualitet CNA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Zbardhen detaje nga seanca e

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës.

Sipas raportimeve, në seancën e sotme mbrojtja e të pandehurve ka kundërshtuar provat e reja që ka sjellë Prokuroria e Posaçme.

Në seancën e sotme Dritan Rexhepi dhe i pandehuri A.M., nuk ishin të pranishëm, ndërsa të pandehurit e tjerë G.F., G.M., K.K., A.D., dhe M.B., po gjykohen në mungesë.

Ndërkohë bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 30 qershor në orën 09:30. Gjykata do të vendosë nëse do t'i pranojë apo jo provat e Prokurorisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të 2020 në Kamëz, ku, sipas policisë, Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar pa shenja jete në një resort në Shijak.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet një vit më vonë për ata që konsiderohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit të Jan Prengës, dhe i kërkoi gjykatës t’i marrë të pandehur. Ata akuzohen për rrëmbim dhe zhdukje të kufomës, vepra penale të kryera në kuadër të grupit kriminal. /CNA





Lajmet e fundit nga