web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plehrat që "mbysin" Larushkun e Fushë-Krujës

23 Qershor 2026, 14:48, Aktualitet CNA

Plehrat që "mbysin" Larushkun e Fushë-Krujës

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka ngritur alarmin për situatën mjedisore në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, duke e cilësuar një masakër mjedisore që po vazhdon prej kohësh dhe po rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve të zonës.

Sipas Kalasë, grumbujt e mbetjeve urbane qëndrojnë prej ditësh pa u pastruar, ndërsa banorët kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse.

Ai thekson se situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi mbetjet kanë arritur të bllokojnë kanalet kulluese, duke krijuar probleme shtesë për komunitetin dhe mjedisin përreth.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhet me djegien e mbetjeve në ambiente të hapura. Sipas Kalasë, flakët dhe tymi i krijuar nga djegia e plehrave po ndotin ajrin dhe po shtojnë rrezikun për shëndetin e banorëve.

Në përfundim, ai i bëri thirrje urgjente bashkisë që të ndërhyjë sa më parë për pastrimin e zonës.

“Në fshatin Larushk po konsumohet një masakër mjedisore prej shumë kohësh këto plehra qëndrojnë me ditë pa u pastruar. Këto po kthehen ne epidemi për banorët e zonës. Kam marrë ankesa që nuk pastrohen plehrat. Plehrat kanë arritur të bllokojnë kanalet kulluese. Nga ana tjetër më shqetësuese janë flakët e plehrave që digjen duke e ndotur ajrin.  Thirrje urgjente bashkisë të marrë masa për pastrimin e Larushkut nga plehrat se po ia marrin shpirtin”, ka denoncuar gazetari Aulon Kalaja./ CNA





Lajmet e fundit nga