"U shkel Konventa Europiane"/ Gjykata e Strasburgut rrëzon shkarkimin e ish-prokurorit nga vetingu
Gjykata e Strasburgut ka dhënë ditën e sotme vendimet për ...

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar shkarkimin e ish-prokurorit Ferdinand Elezi nga procesi i vetingut. Në vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut thuhet se është konstatuar shkelje e nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Elezi i cili kishte ushtruar detyrën që nga viti 1999 dhe së fundmi drejtonte prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, u shkarkua në vitin 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për shkak të problemeve të konstatuara në vlerësimin e pasurisë.
Gjykata e Strasburgut vlerësoi se autoritetet shqiptare nuk kishin gjetur probleme me origjinën e ligjshme apo deklarimin e pasurive kryesore të familjes së prokurorit. Sipas vendimit, shkarkimi i tij nuk ishte një masë e nevojshme në një shoqëri demokratike dhe se autoritetet shqiptare nuk kishin arritur të provonin proporcionalitetin e vendimit të tyre.
Për këtë arsye, GJEDNJ arriti në përfundimin se shkarkimi i prokurorit ishte joproporcional ndaj qëllimeve legjitime të procesit të vetingut dhe përbënte shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private.
Në vendimin e Strasburgut, thuhet se si dëmshpërblim, shteti shqiptar është urdhëruar t’i paguajë Elezit 6 mijë euro dëm moral dhe 5 mijë euro për shpenzimet gjyqësore. Ky vendim i Strasburgut i hap rrugë Elezit për rikthimin në sistemin e drejtësisë.
Më 9 prill 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra ku vendimi u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 30 shtator 2020. /CNA
Gjykata e Strasburgut ka dhënë ditën e sotme vendimet për ...
Sot shënohet dita e 24-t e protestës para Kryeministrisë d...
Simon Zereci është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Gardës...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca...
Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të kryeministri...
Përfundon këtë të martë cikli i provimeve të Maturës Shtet...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, shprehet përmes ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë dokumentin me deklarimet ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë reagim në rrjetet socia...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish pro...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuven...
Pas letrës publike, protestuesi Erlis Sina i është kundërp...
Janë kryer disa emërime të reja në strukturat vendore të P...
Shpallen fituesit e drejtuesve të policisë në qarqet Kukës...
Prej trei netësh radhazi një grup protestuesish kanë qëndr...
Në kantierin e aeroportit të Vlorës vijojnë tensionet mes ...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Gi...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të gjatë dre...
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në një dalje televizive ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore kanë konfirmuar se ...
Një shtetas 26-vjeçar u vu në pranga në Shëngjin, pasi kre...
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i arratiset operac...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Irani dhe Omani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët m...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundës...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...