web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“F*ck you”/ Berisha: Sharjet e Ramës janë shokuese

23 Qershor 2026, 14:26, Aktualitet CNA

“F*ck you”/ Berisha: Sharjet e Ramës janë shokuese

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për "Financial Times".

Gjatë intervistës, Rama ka mohuar të jetë “Kumbari i Shqipërisë”, ndërsa ka dhënë një përgjigje për protestuesit që kërkojnë largimin e tij dhe e cilësojnë si përgjegjës për zhvillimin e resortit luksoz në Zvërnec.

Berisha dënoi sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bëri shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

“Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast. Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare.

I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij. Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në 'Financial Times' ndaj shqiptarëve. Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme.

Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë. Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër.

Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë. Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij. Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Shkoi si tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga