Procesi i lustracionit të mos jetë kolektiv/ Alibeaj: Të gjykohen aktet e ish-Sigurimsave
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është sh...

Ditën e sotme Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kapjen e 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, që ishte sjellë nga Rusia dhe Libia.
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka theksuar se Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por që sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale.
Këta të fundit ajo i quan si pakte me armiqtë e vendeve të lira.
Deklarata e plotë:
Kryeministri i këtij vendi që braktiset përditë, përveçse inkurajon Vuçiçin që t’u thotë JO sanksioneve ndaj Rusisë, jep një dorë edhe vetë, duke lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare dhe duke thyer embargon e Perëndimit.
Ndërkohë që bota e lirë është në luftë, kryeqeveritari dhe njerëzit e tij mundohen si e si të përfitojnë në shpinë të krizës globale.
Ndalimi i një anijeje në portin e Durrësit me 22 mijë e 500 ton naftë kontrabandë ka ndodhur para dy ditësh.
Kapja e kësaj anijeje nuk mund të duartrokitet si punë e mirë e organeve ligjzbatuese, sepse siç dëshmojnë raportet mediatike dhe konfidenciale, për çdo anije të kapur disa dhjetëra lejohen të vazhdojnë shkarkimin.
Anija e kapur me mijëra tonelata naftë vinte nga Rusia, një vend në sanksionet e ShBA dhe Bashkimit Europian.
Anijet me naftë ruse, apo nga zonat nën embargo si Libia e Siria, nuk janë tashmë një lajm i ri për kronikën policeske dhe mediatike.
Me sa duket, Rama me oligarkët e tij e kanë në gojë Perëndimin sa për sy faqe, por pas shpine, sa herë u jepet rasti dhe për përfitime personale, bëjnë pakte me të gjithë armiqtë e vendeve të lira.
Sa për kujtesë, pak kohë më parë Progres -Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë dha një kambanë të fortë alarmi me një listë të gjatë shkeljesh, ndër to edhe për trafikun dhe kontrabandën.
Të hapësh Durrësin dhe Adriatikun për anijet ruse, një ëndërr e vjetër e Moskës, është një tradhti e dyfishtë kombëtare. Ta bësh këtë në kohë lufte, kur populli ukrainas përpiqet për lirinë dhe mbijetesën është tradhti globale.
Miqve ndërkombëtarë u themi: Edi Rama nuk mund të konsumojë më nga kreditet e mira të popullit shqiptar me qeveritë e vendeve tuaja.
Ka ardhur koha që edhe ju t’i thoni “Mjaft më!” këtij përfituesi lufte.
Indiferenca, si brenda dhe jashtë, dëmton imazhin, i bën atentat të ardhmes së vendit, dhe e bën Shqipërinë një aleat nominal, pa vlera të vërteta.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është sh...
Afera e inceneratorit të Elbasanit do të kalojë për gjykim...
Kandidati PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Informimin ...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një ba...
Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore është disku...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka de...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, pas vendimit të Komisio...
Deputetja ekuadoriane, Viviana Veloz, kryetare e komisioni...
Nga Japonia, ku edhe ndodhet, kryeministri Edi Rama ka njo...
"Ka ende pengesa, por ne do t'i shmangim ato," tha she...
Avokati Klodi Stralla ka reaguar ashpër për zgjedhjen ...
Drejtori i Arkivës, Ardit Bido ka deklaruar se Ahmet Zogu ...
Grida Duma për sa kohë ishte deputete e Partisë Demokr...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dëshmia e shofer...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur sërish për dhunimin e ken...
Princ Leka ka reaguar pas publikimit të dokumentit nga Dre...
Avokati Spartak Ngjela zbuloi se politikanë të mazhorancës...
Mbi 22 mijë tonë naftë ruse u kapën një natë më parë n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...