Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Grida Duma për sa kohë ishte deputete e Partisë Demokratike shante projektin e portit të Durrësit, por tashmë që ka dhënë mandatin e është bërë moderatore në “Top Channel” duket se ka ndryshuar qëndrim.
Qëndrimet kontradiktore të Dumës për këtë çështje nuk kanë kaluar pa u vënë re. Fillimisht Grida ishte kundër këtij projekti.
Në 6 maj të 2021-shit, kur PD drejtohej nga Lulzim Basha, Grida Duma kërkonte hapur pazar me kryeministrin Edi Rama për Portin e Durrësit.
“Për çështje themeltare, porti i Durrësit është projekt nacional. Ti nuk mund ta marrësh vetëm atë. Në kushtet që ti e di që opozita reale është në rrugë, ti edhe mund të presësh një marrëveshje tjetër, siç u ule në tavolinën e kodit elektoral, se ne nuk ishim në Parlament kur u ule. Porti i Durrësit është një projekt shumë i madh, që ka të bëjë me pronën publike të shqiptarëve, me sa vijon ky koncesion. Pse nuk e thërret edhe opozitën reale”, u shpreh ajo në një intervistë për Euronews Albania.
Ky mesazh i saj u interpretua si një dorë e shtrirë për korrupsion dhe ndarje parash në emër të Luzim Bashës.
Por me kalimin e kohës Duma ndryshoi sërish qëndrim. Ish-deputetja e quajti projektin për Portin e Durrësit aferën më të madhe në vend në 10 mars të 2022-shit.

“Është ashtu siç është. Ne kemi menduar si grupim dhe shtab elektoral i Durrësit se është jetike që të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës për një projekt krejtësisht të mbyllur. Janë 81 hektarë, që për neve iu janë dhënë disa oligarkëve. Duke qenë projekt i mbyllur, minimalisht afera më e madhe strategjike, dhënia e portit më të madh në vend, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin, por duke bërë që zhvillimi të shkojë te qytetarët”, deklaroi ajo në një prononcim për gazetarët.
E tashmë deputetja që la mandatin për tu bërë moderatore e ka dredhur sërish. Të enjten e kaluar, Grida udhëtoi në Dubai dhe zhvilloi një intervistë me themeluesin dhe pronarin e kompanisë “EMAAR”, Mohamed Alabbar, njëherësh investitor i projektit të Portit të Durrësit.
“Uroj që përralla të investimeve të tilla të bëhen realitete në Shqipëri, me një bukuri të tillë, me ndërtesa kaq modern dhe me stil”, ishte njëra nga fjalitë me të cilat ajo iu drejtua Alabbar.
Grida vazhdoi me lëvdatat për investitorin dhe kërkoi të shuhen dyshimet për projektin në Shqipëri, që tashmë asaj i duket një investim i mirë.

“Faleminderit edhe nga shqiptarët për investimet tuaja dhe kujdesin tuaj. Uroj të shuhet cdo dyshim për këtë investim të madh, por edhe vetë historia juaj është një përrallë. Kjo është një përrallë, është një histori e mbushur me besim, me pozitivitet”, theksoi ndër të tjera ish-deputetja.
Pra, Grida Duma ka dhënë disa qëndrime kontradiktore, herë pro e herë kundër Portit të ri të Durrësit, duke e dredhur sipas interesit./ CNA.al
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dëshmia e shofer...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur sërish për dhunimin e ken...
Princ Leka ka reaguar pas publikimit të dokumentit nga Dre...
Avokati Spartak Ngjela zbuloi se politikanë të mazhorancës...
Mbi 22 mijë tonë naftë ruse u kapën një natë më parë n...
Një protestë është zhvilluar pasditën e sotme për vdekjen ...
Në media ka qarkulluar një lajm se Erik Fullani, djali...
Në një raport të publikuar, Avokati i Popullit ngre alarmi...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim, efek...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë 5-dit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me drejtue...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë të shkurtër të ...
Mjeku Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në QSUT...
Grupi i Enkelejd Alibeajt ka zyrtarizuar kandidaten Kl...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një mbledhje me drejtuesit ...
Lista e zezë me deputetë të përjashtuar nga Kuvendi sa vje...
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 6 deputetëve t...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është kujtuar pas drek...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë qy...
Banorët e zonës së Dukagjinit kanë protestuar sot para...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...