LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Media italiane: Shqipëria ‘Mbretëreshë e Turizmit 2024’/ Rama: Det, kulturë, histori e fluturime të lira

14 Nëntor 2023, 16:59, Aktualitet CNA

Media italiane: Shqipëria ‘Mbretëreshë e Turizmit

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë turizmit në Shqipëri.

Kësaj here LaGazzettaDelMezzogiorno ka shkruar një artikull ku thotë se pas rekordit të vitit 2023, Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e 'Mbretëreshës së Turizmit 2024'. 

Media italiane: Shqipëria ‘Mbretëreshë e Turizmit

Lidhur me këtë artikull ka reaguar dhe kryeministri, Edi Rama i cili thotë se Shqipëria tashmë propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, ËizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë.

Postimi i Ramës në rrjetet sociale:

‘’Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.’’ Kështu shkruan media italiane "Gazzeta del Mezzogiorno", ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm

Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, ËizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë

Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025.

Lajmet e fundit nga