LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PS-së paraqitet në SPAK

14 Nëntor 2023, 09:19, Aktualitet CNA
Deputeti i PS-së paraqitet në SPAK
Agron Çela

Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela, është paraqitur të martën në mëngjes në SPAK.

Mësohet se Çela është thirrur në SPAK për hetimet e CEZ-DIA. 

Çela ka qenë më herët deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por kaloi nën siglën e PS-së.

Për këtë çështje është thirrur në SPAK, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku dëshmoi përreth dy orë. 

“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, u shpreh Meta pas daljes nga Prokuroria e Posaçme./CNA

Deputeti i PS-së paraqitet në SPAK
Agron Çela teksa futet në SPAK

 

 

Lajmet e fundit nga