LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lefter Maliqi paraqitet sërish në SPAK

14 Nëntor 2023, 10:54, Aktualitet CNA
Lefter Maliqi paraqitet sërish në SPAK
Lefter Maliqi

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është paraqitur sërish mëngjesin e së martës në SPAK. 

Maliqi është thirrur edhe më herët në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për zgjedhje vendore të 14 majit. 

Më 21 korrik dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të bashkisë, Kreshnik Hajdari, në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, ku u rinumëruan 18 kuti, Maliqi hodhi akuza për krime zgjedhore.

Ndërkohë sot do të mblidhet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të vendosur për Hajdarin, pasi në formularin e dekriminalizimit nuk ka vendosur dënimin në shtetin grek./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga