LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Isha për punët e mia", deputeti i PS-së pas dëshmisë në SPAK: Nuk di gjë për CEZ-DIA

14 Nëntor 2023, 10:28, Aktualitet CNA
"Isha për punët e mia", deputeti i PS-së pas
Agron Çela

Përfundon dëshminë në SPAK, deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Çela është shprehur se nuk di asgjë për çështjen nën hetim CEZ-DIA.

Ai nuk ka dhënë detaje se për çfarë u pyet, por theksoi se ishte në Prokurorinë e Posaçme për "punët e tij". 

"Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, nuk di gjë për CEZ-DIA", është shprehur deputeti. 

Çela ka qenë më herët deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por kaloi nën siglën e PS-së.

Për këtë çështje është thirrur në SPAK, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku dëshmoi për rreth dy orë. 

“Telenovela CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, u shpreh Meta pas daljes nga Prokuroria e Posaçme./CNA

Lajmet e fundit nga