Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Disa kompani lobiste apo studiosh ligjore, ato që mbrojnë Veliajn apo ato që ndjekin nga pas Berishën, Metën apo zyrtarë të tjerë të korruptuar në vazhdimësi mbajnë qëndrime publike duke goditur reformën në drejtësi në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë SPAK-un.
Që reforma në drejtësi ka nevojë për kritika, kjo nuk diskutohet dhe duhet të ketë patjetër përmirësim. Që SPAK-u ka dhe prokurorë që flenë mbi dosje, edhe ky është një fakt i ditur, por ama është i vetmi institucion që po lufton korrupsionin dhe kjo thuhet edhe në raportin e fundit të BE-së që “Europë pa SPAK nuk ka”.
Tani vijnë disa kompani lobimi apo studio ligjore, ndonjëra prej tyre nuk ka asnjë lidhje me të drejtën penale, vijnë nga Britania, SHBA-ja, kërkojnë të flasin publikisht, të mbajnë qëndrime, të krijojnë strategji dhe askush nuk i pengon.
Por, kur fillojnë dhe vendosin vulën meqenëse janë anglezë apo amerikanë, në Shqipëri SPAK-u e ka shkelur ligjin, siç është rasti specifik ku na thuhet nga studio ligjore britanike se mbahet pa akuzë në burg edhe këtë që po bën drejtësia do ta shikoni në Strasburg etj.
Studio ligjore që merren me 1001 gjëra që ndoshta nuk e njohin aspak të drejtën penale. Nuk e njohin aspak të drejtën penale sepse po ta njihnin qoftë edhe në dy rreshta, mjafton të pyesësh një penalist në kryeqytet, ligji është i qartë: Kur prish provat shkon në burg.
Dhe, Erion Veliaj ka shkuar në burg me 13 akuza deri tani, 9 prej të cilave për korrupsion dhe po prishte provat dhe e kanë lënë në burg të gjitha nivelet e gjykatave, pavarësisht pretendimeve.
Por, duan një akuzë, të ndiqet në gjendje të lirë dhe shpejt të shkojë akuza në gjykatë.
Shpejt në gjykatë që pastaj të thuhet që provat u mblodhën dhe Erion Veliaj duhet të jetë i lirë, apo të thonë se ja drejtësia nuk e bëri punën e saj tamam në afat, në rast se kërkohet shtyrje e hetimit 6-mujor.
-Si mund të vijë një studio ligjore dhe një studio lobimi nga jashtë dhe të bëjë çorbë gjithë Shqipërinë me qëndrime, me mendime, me veprime, me kritika?
-Po të shkojë një studio ligjore nga Shqipëria në Angli dhe të thotë sistemi në Angli nuk është i mirë? Të thotë pse mbahet një kryetar bashkie padrejtësisht në burg?
-Po sikur të shkojë një studio ligjore nga Shqipëria në Greqi dhe të thotë këto që thonë këta anglezët në BE?
-Çfarë do të ndodhte nëse e njëjta studio ligjore do të shkonte dhe të fliste në Gjermani apo në Itali të tilla broçkulla, se Erion Veliaj mbahet në burg pa akuzë?
Erion Veliaj është arrestuar dhe gjykatat i kanë gjetur korrekte veprimet e bëra nga SPAK-u dhe e kanë mbajtur në burg.
Në Shqipëri Kodi e ka të përcaktuar, Akuza heton, Gjykata verifikon. Gjykata e ka verifikuar, e ka vlerësuar dhe në fund ka dhënë vendimin.
Tani vijnë disa të huaj dhe i vërsulen SPAK-ut bashkë me ca media të mjera, ndërkohë që BE del hapur dhe thotë që ky institucion është në rrugën e duhur dhe këto media e këto studio ligjore nuk e kanë bërë këtë as për Vangjush Dakon, as për Ilir Beqajn, as për dhjetëra të tjerë, por tani që ndodhi rasti “Veliaj” le të hidhet në erë. Le të digjet reforma në drejtësi, më mirë të shkatërrohet fare sesa të ketë institucione të pavarura që mund të veprojnë dhe të luftojnë korrupsionin.
Reforma, siç e theksuam më lart, mund të ketë probleme, drejtësia patjetër, por duhen korrigjuar, si rasti i kapjes së Gjykatës së Lartë nga njerëzit e PS-së që janë ndikuar nga Edi Rama dhe këtë e ka deklaruar “këshilltari kryesor i Ramës”, Mero Baze.
Patjetër që ka nevojë. Kemi një Gjykatë Kushtetuese të turpshme, por kemi dhe një SPAK institucional që lufton në zbatim të ligjit dhe në zbatim të Kodit të procedurës penale.
Nuk mund të vijnë anglezë e amerikanë dhe të bëjnë Maliqin mbi ligjin, sepse kanë qenë qytetarët amerikanë dhe britanikë, taksapaguesit e tyre, që kanë financuar reformën në drejtësi, që të bëhet betejë për luftën ndaj korrupsionit.
Dhe, tani ato para që kanë dhënë qytetarët, vijnë e marrin kompani lobiste, kompani ligjore, mbushin xhepat dhe krisin e ikin, siç ndodhi me lobistin e PD-së në SHBA, siç ndodhi me konsulentët e fushatës, siç ndodh me studiot e tjera ligjore që kemi dëgjuar në vazhdimësi, vijnë e marrin një tufë me para dhe pastaj shikojnë punën.
Por tani jo vetëm kanë ardhur, jo vetëm që flasin, por duan të shkatërrojnë reformën që të dalë Erion Veliaj nga burgu, ndërkohë që ka 13 akuza nga të cilat 9 janë për korrupsion./ CNA
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë p...
World Economic Forum (WEF), një nga forumet më të rëndësis...
Vijon aksioni i shembjeve të objekteve që nga ana e shteti...
Sot është zhvilluar faza e dytë e përzgjedhjes së drej...
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Romë për “Konfe...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një deklaratë p...
Pronarja e restorantit të djegur në Theth, Aida Gjeçaj, ka...
Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndë...
Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 mi...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare, Agron Haxhim...
Analisti Mentor Kikia u shpreh ashpër lidhur me gjendjen n...
Pedagogu Romeo Hanxhari e cilësoi sot situatën në landfill...
Jamarbër Malltezi foli sot lidhur me dosjen ‘Partizani’ pa...
Këtë të mërkurë ka dhënë dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mb...
Sot në faqen e vet në 'Facebook', Erion Veliaj pas një tit...
Dy studiot e huaja ligjore, Kasowitz dhe Mishcon de Reya, ...
Ngrohja globale ka trefishuar numrin e vdekjeve nga vala e...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Papa Leo i XIV i ka dërguar një letër falënderimi Kryepsik...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...