Të shtëna me armë në Vaun e Dejës/ Zbardhen detaje
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...

Nis seanca në GJKKO për dosjen famoze "5D" ku po gjykohen drejtorët hajdutë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato.
Ditën e sotme seanca ka vijuar me pyetjen e 63 personave.
Të pandehur në këtë proces:
1. Redi Molla
2. Taulant Tusha
3. Mariglen Qato
4. Enton Punavija
5. Julian Zanaj
6. Albano Jaku
7. Nestor Muhametllari
Dëshmitarët:
Viola Beqari
Muhamet Petriti
Ismet Elezaj
Viona Bejko
Eduart Meta
Algert Çifligu
Zbardhet dëshmia e Eduart Metës, pronarit për disa kohë të kompanisë "Igor kontruksion".
Në dëshminë e tij, Eduart Meta është shprehur se:
Nuk kam një profesion të caktuar. Kam menaxhuar biznes privat. Nga 2015 në vazhdim kam punuar në biznes privat në Tiranë, në një firmë elektrike, më pas jam ngritur avash-avash. Nuk kam kryer aktivitet tjetër. Edhe para 2015 kam punuar privat me nënkontraktime i palicencuar, më pas jam licencuar. Kam pasur pronësi më pas në "Igor Construksion", "Igor Elektrik". Jam regjistruar në QKB në 2014, në mos gaboj. Kam nisur kështu derisa u rrit si kompani dhe kalova si person fizik. Më pas kam punuar me nënkontraktim, edhe me kompani të tjera. Vetë i kam kryer procedurat, duke u rritur pastaj kam punësuar të tjerë.
Dokumentacionin e kam përgatitur vetë. Kapitali mos gaboj ishte 1 mijë lekë saç ishte kapitali minimal me ligj. Kanë kaluar gjithë këto vite s'i mbaj mend me saktësi, gradualisht kam blerë mjete dhe asete. Në 2016, kryesisht kam kryer punime në ndërtim. Nëpër ujësjellës, publike, instalime private. Kam kontrata konkrete, kam hyrë dhe vetë në tenderë publik. Kryesisht UKT Tiranë, bashkinë Tiranë, Tirana Parking.
Me këtë të fundit kam punuar te Pazari i Ri, me nënkontraktim. Me Alba Nobilis ka punuar me ujësjellësin, depo uji, kolektor i ujërave të zeza. 2016-2018 kam qenë vetëm unë administrator. Kam qenë ortak i vetëm, e kam themeluar vetëm, kam punuar vetëm.
Vetëm pasi kam ikur unë ka ardhur administrator, dy vjet kam qenë ortak i "Igor Elektrik", 2016-2018. Nestorin (Muhametllarin), s'e mbaj mend ça kohësh ka punuar administrator. Punonjës Pranvera Mema, Albert Çifliku, etj., pjesa tjetër punëtori.
Mema është punësuar me njoftim, ka dhënë intervistën dhe është punësuar. Alfred Çaton e njoh, në lagje. Kemi marrëdhënie të mira, ka pasur biznes privat. Ka punuar me shoqërinë "Igor", s'e përmenda më parë se nuk m'u kujtua. Nuk m'u kujtua vëllai apo kunati, por s'm'u kujtuan, kanë kaluar gjithë ato punonjës. Pranvera Shahinasin s’më thotë gjë si emër.
I pyetur se nës e di se çfarë do të thotë procedura kërkesë për prokurim, dëshmitari përgjigjet:
Konsultohesha me jurist zakonisht. 5-6 milion lekë ka qenë vlera e fitimit në 2016-2018. Ka pasur dhe asete kompania. Nuk ka ndarë fitim gjatë kësaj periudhe kompania. Kam tërhequr shuma nga llogaria e kompanisë.
Pjesa dërrmuese e parave ka shkuar në blerje, rërë, materiale ndërtimi, naftë, për fadroma, realisht kemi paguar nëpër dorë se ashtu funksiononte jo me fatura. I raportonim tek ekonomistja, të paktën tek bilanci i brendshëm. Mbaheshin mandate të thjeshta, në word. E njoh Muhamet Petritin, në lagje, është vjehrri i Alfredit shokut tim, ka pasur një lokal.
Muhameti di që merrej me ndërtim, se di më tepër, iku nga lagjja e patëm shkëputje. Doja ta hiqja kompaninë, dhe rashë dakord me Fredin, një muhabet spontan, isha mërzitur, isha lodhur, doja të hiqja, ndoshta tani kur mendoj doja ta hiqja. Nuk e doja më, kanë qenë dhe 2-3 shokë, Fredi ma propozoi t'ia jep Muhametit.
Ramë dakord me i shit 75% dhe do të mbaja 25%. Letrat i ka bërë juristi, pastaj unë vajta te noteri, pastaj Muhameti. Biseduam dhe me Muhametin para lidhjes së kontratës, i thashë kushtet, i thashë nuk më duhet asnjë lekë nga kompania, nëse do doja të rikthehem mund të kthehem. S’mora asnjë pagesë. Kishte vlerë, s'e kam parë me atë sy, s'e kam vlerësuar, thjesht doja ta hiqja.
2 mln 172 mijë e 72 lekë, s'e di nëse kjo ka qenë vlera e kompanisë në këtë moment që thoni ju. Doja të hapja biznes më vete, një palestër që e lashë dhe atë s’ia dola dot. Për tërësinë e aksioneve të shitura nuk mora asnjë lekë. Di që kishte vlerë shoqëria, por s'e di me saktësi./ CNA
Operacioni i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve itali...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka bërë një rea...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, n...
Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë” është ...
Të gjithë, në një moment apo tjetër, e kemi pyetur veten: ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Shembja e shtëpive private nga bashkia e Tiranës, në vitin...
Pas publikimit të një artikulli nga "EU Reporter", ku thek...
Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë m...
UKT njofton se për shkak të difektit në linjën e transmeti...
Psikiatri Neli Demi tha se rasti i abuzimit të 12-vjeçares...
Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensione...
Sot u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao të lidhur ...
Këtë të mërkurë u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xia...
Policia dhe Tatimet kanë kryer një aksion pranë zyrave qen...
Një vatër zjarri ka nisur në zonën e njohur si ‘Prita’ e Z...
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër z...
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi rastin e ab...
Besim Ndregjoni u është drejtuar me një thirrje krerëve të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...