Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër zotërimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve dhe lëndëve plasëse, Bashkimi Europian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes SEESAC, dorëzuan gjatë ditës së sotme pajisje të specializuara për Policinë e Shtetit Shqiptar.
Në ceremoninë e dorëzimit, të organizuar në Tiranë, morën pjesë Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm dhe kryetar i Komisionit të AVL-ve, Drejtuesi i Lartë Sokol Bizhga, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, André Rizzo, I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe Randi Davis, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri.
“Ky donacion i vlefshëm nuk është thjesht mbështetje për forcat tona të policisë. Ai përbën një testament të partneritetit të fortë ndërmjet qeverisë së Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe partnerit tonë zbatues, UNDP, për të kontribuuar në sigurinë rajonale dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt integrimit në BE”,-u shpreh zëvendësministri i Brendshëm, Lamallari.
Pajisjet e dhuruara kanë një vlerë totale prej 1 192 782 dollarësh amerikanë dhe janë financuar nga Bashkimi Europian, në vijim të vlerësimit të nevojave operacionale të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Policisë Kriminale në Shqipëri.
“Mbështetja që kemi marrë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, më konkretisht nga SEESAC përmes UNDP-së dhe financimit të Bashkimit Europian, ka qenë vendimtare në disa drejtime: përmirësimin e legjislacionit, rritjen e kapaciteteve analitike dhe operative, krijimin e strukturave të specializuara dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Sot po pranojmë një paketë pajisjesh të teknologjisë së lartë, e cila do të përdoret nga Policia Kufitare dhe Policia Kriminale. Ky investim është i drejtpërdrejtë, i nevojshëm dhe i miradresuar, si dhe vjen pas një procesi të kujdesshëm të vlerësimit të nevojave nga vetë ekspertët tanë, në bashkëpunim me partnerët”,-deklaroi zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë, Sokol Bizhga.
“BE-ja mbetet një partner i palëkundur dhe i besueshëm në përpjekjet për të mbështetur autoritetet shqiptare përmes një angazhimi të qartë: të ndihmojë në ndërtimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mbrojtur. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, veçanërisht në kuadër të luftës kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe rritjes së koordinimit institucional. Ceremonia e sotme e dorëzimit të pajisjeve të specializuara për Policinë Kufitare dhe Policinë Kriminale të Shqipërisë, në kontekstin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL), është rezultat konkret i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe simbol i partneritetit tonë të vazhdueshëm”,-u shpreh André Rizzo, I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Detektorët e metalit, kamerat termike dhe skanerët me rreze X, si dhe kompletet për lëndët plasëse dhe vendngjarjen, janë të gjitha pajisje të vyera që do të forcojnë aftësinë e autoriteteve shqiptare për të mbledhur prova, realizuar hetime, si dhe për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur incidenteve me armë zjarri në mënyrë më efektive.
“Përmes mbështetjes strategjike të Bashkimit Europian, UNDP-ja, përmes SEESAC, po dorëzon pajisje të specializuara për Policinë e Shtetit Shqiptar, duke forcuar kështu kapacitetet e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, si dhe të Policisë Kriminale. Këto pajisje rrisin kapacitetet e zbulimit, thjeshtojnë analizën kriminalistike dhe përmirësojnë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe përgjigjen në rastet urgjente, si dhe theksojnë angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar komunitete më të sigurta dhe për të trajtuar ndikimin e thellë të armëve të vogla dhe të lehta në të gjithë rajonin”,-deklaroi Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, Randi Davis.
Kjo mbështetje është financuar nga Bashkimi Europian përmes Vendimit të Këshillit (CFSP) 2019/2111, të ndryshuar përmes Vendimit të Këshillit (CFSP) 2024/381./CNA
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi rastin e ab...
Besim Ndregjoni u është drejtuar me një thirrje krerëve të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Elbasan, Blendi H...
Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipëris...
Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, k...
Analisti Lutfi Dervishi ka bërë një ironi therëse në l...
Nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi ka paralajmër...
Prej ditës së djeshme landfilli i Elbasanit është përfshir...
CNA, dje ka bërë një shkrim në lidhje me një raportim ...
Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik ...
Prej orësh vijon zjarri në landfillin e Elbasanit. Zjarri ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Vijon zjarri masiv që ka përfshirë zonën pranë incenerator...
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka...
Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të marte n...
Prej të hënës, në Facebook po qarkullon një video e krijua...
SPAK ka dërguar sot për gjykim dosjen 108/2024 për trafik ...
Këtë të martë u mbajt shërbesa e varrimit të Mitropolitit ...
U krye sot, më 1 korrik 2025, shërbesa e Varrimit të Mitro...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...