Defekt në linjë/ UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës
UKT njofton se për shkak të difektit në linjën e transmeti...

Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë më të gjata dhe intensive mund të përjetohen me diferenca të theksuara brenda të njëjtit qytet.
Kjo vë në pah rëndësinë që ka planifikimi urban në qytete duke u orientuar në elementë që krijojnë mikroklima.
Raporti i fundit i Bankës Botërore me titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” sjell në vëmendje një fushatë që ndërmorën në vitin 2023 një ekip me 10 vullnetarë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë që nxori të dhëna interesante.
“Roli i mbulesës së tokës dhe formës urbane në përcaktimin e kushteve termike theksohet nga një fushatë matjesh e zhvilluar në Tiranë, Shqipëri, gjatë verës së vitit 2023. Një ekip prej 10 vullnetarësh të rekrutuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë vendosën sensorë temperature në dritaret e makinave dhe ndoqën itinerare të planifikuara nëpër qytet. Dhjetëra mijëra matje temperature pranë tokës u morën gjatë tre lëvizjeve të veçanta me automjet (të kryera në orët 6–7 të mëngjesit, 3–4 pasdite dhe 7–8 të mbrëmjes).
Duke i lidhur matjet e nxehtësisë me karakteristikat e mbulesës së tokës përmes një modeli të të mësuarit makinerik, u krijua një hartë temperature me rezolucion të lartë për të gjithë qytetin. Ajo tregoi variacione të forta hapësinore në ekspozimin ndaj nxehtësisë në Tiranë në kohën e fushatës, me një diferencë prej 6.4°C midis lagjes më të nxehtë dhe asaj më të freskët.
Zonat me përqindje më të lartë të sipërfaqeve të ngurta, të papërshkueshme, si rrugët, parkingjet dhe ndërtesat, treguan temperatura më të larta, ndërsa zonat me më shumë pemë dhe bar ishin vazhdimisht më të freskëta. Zonat më të nxehta përkonin, të paktën pjesërisht, me komunitete me të ardhura më të ulëta: lagjet e përbëra nga shtëpi njëkatëshe ishin dukshëm më të freskëta, ndërsa zonat me ndërtesa mesatare dhe pak pemë ishin më të nxehta”, thuhet në raportin e BB referuar këtij studimi.
Raporti ndalet në projektin e Pyllit Orbital që synonte mbjelljen e 2 milionë pemëve në një formën e një rrethi përreth kryeqytetit, por që të dhënat e fundit të raportuara në dokument janë për deri në 300 mijë pemë të mbjella deri në 2019-ën.
I njëjti nënvizon se rritja e temperaturave duhet të merret seriozisht pasi ndikimet janë bërë gjithmonë e më të mëdha në sektorë të ndryshëm përfshi këtu atë energjetik. Konkretisht raporti thotë se vendet duhet të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemeve të energjisë ndaj nxehtësisë ekstreme.
“Ndërsa temperaturat e verës rriten në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sistemet e energjisë po përballen me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe. Valët e nxehtësisë rrisin kërkesën për energji elektrike për kondicionerë, frigoriferë dhe pompimin e ujit ndërkohë që njëkohësisht ulin performancën e infrastrukturës energjetike.
Në vende si Turqia dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kulmi i kërkesës për energji elektrike që dikur ndodhte në dimër, tani po zhvendoset në verë. Kjo zhvendosje u ilustrua në mënyrë dramatike në qershor 2024, kur një valë e hershme e nxehtësisë shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Shqipëri, të nxitura nga rritja e kërkesës dhe rënia e performancës së aseteve energjetike.
Nxehtësia ekstreme dëmton infrastrukturën e energjisë në disa mënyra. Temperaturat e larta të ajrit ulin efikasitetin dhe kapacitetin e linjave të transmetimit, të cilat mund të varen në mënyrë të rrezikshme ose të transportojnë më pak energji”, nënvizon dokumenti./ Revista Monitor
UKT njofton se për shkak të difektit në linjën e transmeti...
Psikiatri Neli Demi tha se rasti i abuzimit të 12-vjeçares...
Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensione...
Sot u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao të lidhur ...
Këtë të mërkurë u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xia...
Policia dhe Tatimet kanë kryer një aksion pranë zyrave qen...
Një vatër zjarri ka nisur në zonën e njohur si ‘Prita’ e Z...
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër z...
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi rastin e ab...
Besim Ndregjoni u është drejtuar me një thirrje krerëve të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Elbasan, Blendi H...
Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipëris...
Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, k...
Analisti Lutfi Dervishi ka bërë një ironi therëse në l...
Nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi ka paralajmër...
Prej ditës së djeshme landfilli i Elbasanit është përfshir...
CNA, dje ka bërë një shkrim në lidhje me një raportim ...
Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik ...
Prej orësh vijon zjarri në landfillin e Elbasanit. Zjarri ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...