Kontrolle banese për Leonidha Çobon dhe Hongping Xiao të “Bankers Petroleum”
Sot u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao të lidhur ...

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensioneve hyri në fuqi ditën e djeshme. Qytetarët shqiptarë tani nuk do të kenë nevojë që të paraqiten fizikisht apo të marrin vërtetime shkresore, pasi mund të aplikojnë online në faqen zyrtare që është hapur posaçërisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, por edhe IMSI në Itali.
Aplikimet bëhen nëpërmjet e-Albania dhe prej aty përcillet i gjithë dokumentacioni elektronik mes vendeve dhe institucioneve, duke shkurtuar kohën e procedurave dhe kursyer mundimin e qytetarëve.
Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, shpjegoi sot disa nga procedurat dhe manualet udhëzuese për qytetarët, kur përfitojnë, si të aplikojnë dhe nëse bëhet apo jo bashkim i periudhave të pensioneve në dy vende.
“Me Italine do fillojmë të bëjmë shkëmbimin elektronik të formularëve, pra nuk do jetë me me letra, dokumente, por elektronik dhe që do shkurtojë kohën. E kemi nisur më parë edhe me Gjermaninë, ndërsa tani edhe me Italinë, që na përshpejton procedurën. Kemi bërë shpjegimet me udhëzues dhe i kemi publikuar në faqen e ISSH-së për punonjësit tanë, por edhe për qytetarët, që të ndjekin udhëzuesin për të aplikuar për pensionet. Edhe pala italiane e ka publikuar manualin apo udhëzuesin në faqen e saj dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe italianë mund t’i ndjekin këto udhëzime”, shpjegoi Hado.
Sipas tij kjo shkurton kohën mjaftueshëm nga momenti i aplikimit, deri te pagesa e pensionit.
Ai shpjegoi edhe rastet e aplikimit për ata që nuk kanë plotësuar dot vitet e punës, por kanë mbushur moshën dhe kanë punuar në dy vende, Itali dhe Shqipëri.
“Të githë ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën, por që nuk kanë 15 vite punë, duhet të aplikojnë në e-Albania ku është hapur atje një faqe, ku të aplikojnë, e nëse kanë vite pune jashtë vendit, të shënojnë aty. Qytetari nuk ka nevojë të vijë në institucion fizikisht, por bëjnë aplimimin e tyre online dhe po kështu ne veprojmë po online me dokumentacionin ia përcjellim palës italiane dhe ata neve. Tani është edhe periudha verore dhe do kemi shumë shqiptarë që do vijnë dhe do aplikojnë për pensionet, ndaj u them që nuk është nevoja që të vijnë këtu fizikisht, por duhet të ndjekin rrugën e aplikimit në Shqipëri apo Itali nëpërmjet faqes zyrtare online, ta bëjnë kërkesën aty ku duhet, sepse e njëjta gjë do u kërkohet edhe në Itali, nuk do ketë vlerë nëse shkojnë fizikisht, pasi aplikimi duhet bërë vetëm online dhe veprimet, përgjigjet kthehen po nëpërmjet kësaj rruge”, vijoi kreu i ISHS-së.
Ai u pyet nëse do lejohet bashkimi i periudhave të pensioneve në dy vende, nëse lejohet bashkimi i viteve të punës dhe shpjegimi se kur qytetari i plotëson vitet për të dalë në pension. Hado tha se nuk lejohet bashkimi i periudhave në rastet kur nuk plotësohen vitet e punës, por bëhet procedura për pension të ndarë, sipas viteve në Shqipëri dhe në Itali, pra llogariten të ndara.
“Nëse një shqiptar ka eksperienca pune në vende të ndryshme me të cilat ne kemi marrëveshje, nuk ka nevojë për bashkim periudhash të një qytetari shqiptar për vitet e punës, nëse ai i ka 15 vite, pra mjafton të ketë këto 15 vite dhe ai është përfitues i saj. Bashkimi funksionon vetëm për efekte proceduriale. Sepse mund të kenë edhe raste kur një shqiptar ka 14 vite në Shqipëri punë dhe 19 vite psh., në Itali. Llogaritja bëhet për Italinë më vete, sepse atje ligji e ka 20 vite dhe te ne e ka 15 vite. Pra ne llogarisim 14 vitet e Shqipërisë për vendin tonë dhe Italia llogarit 19 vitet sipas ligjeve të saj. Pra nuk bashkohen vitet andej me këtej, por ndahet pensioni, e merr të ndarë në dy pjesë, thjesht do bëhet llogaritja sipas viteve atje dhe viteve këtu. Por bashkimi si procedurë është i nevojshëm si veprim ligjor, në këtë rast shërben veprimi për bashkim periudhash, por pensioni llogaritet i ndarë”, tha Hado mes të tjerash.
Ai vuri theksin tek inovacioni që ka ndihmuar së tepërmi procedurat, institucionin dhe vetë qytetarët, duke këshilluar që të ndiqen udhëzuesit dhe të mos enden kot fizikisht.
“Ne kemi shkurtuar kohën e aplikimit me Italinë nëpërmjet komunikimit elektronik, ku nuk është më e nevojshme posta, siç mund të jetë për vende të tjera. Kjo procedurë ul kohën e pritjes nga momenti i aplikimit, te pagesa e pensioneve”, tha drejtori i ISSH.
Hado dha udhëzime edhe për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe që duan të dalin në pension në Shqipëri për efekt ligji, rrugën se si duhet të veprojnë.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë që i duan vitet e punës dhe pensionin në Shqipëri, për efekt ligji, aplikimin duhet ta bëjnë në Itali. Nuk është nevoja të aplikojnë te ne, por aplikojnë te IMSI, ata na e sjellin ne dhe ne kryejmë veprimet. Sepse edhe po ta bëjnë te ne, e njëjta gjë do të ndodhë, por për procedurë nëse shqiptari është në Itali dhe kërkon të dalë në pension në Shqipëri, duhet ta bëjë aplikimin atje, te IMSI italian dhe ata na e përcjellin ne”, shpjegoi zyrtari./oranews.tv
Sot u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao të lidhur ...
Këtë të mërkurë u arrestuan Leonidha Çobo dhe Hongping Xia...
Policia dhe Tatimet kanë kryer një aksion pranë zyrave qen...
Një vatër zjarri ka nisur në zonën e njohur si ‘Prita’ e Z...
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër z...
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi rastin e ab...
Besim Ndregjoni u është drejtuar me një thirrje krerëve të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Elbasan, Blendi H...
Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipëris...
Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, k...
Analisti Lutfi Dervishi ka bërë një ironi therëse në l...
Nutricionistja dhe dietologia Anila Kalleshi ka paralajmër...
Prej ditës së djeshme landfilli i Elbasanit është përfshir...
CNA, dje ka bërë një shkrim në lidhje me një raportim ...
Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik ...
Prej orësh vijon zjarri në landfillin e Elbasanit. Zjarri ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Vijon zjarri masiv që ka përfshirë zonën pranë incenerator...
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...