
Pasditen e sotme , kreu i partisë së vulës, Lulzim Basha ka deklaruar se ka dorëzuar në Kuvend, projektligjin për vettingun e politikanëve, ku sipas tij duhet që çdo politikan të deklarojë pasurinë e tij.
Por nëse ky projektligj votohet në parlament, a do t’i deklarojë Lulzim Basha vilat e tij luksoze dhe bizneset për të cilat ende nuk ka dhënë një përgjigje?
Shpesh janë denoncuar vilat e tij luksoze në mes të kryeqyteti, në Long Hill apo në Gjirin e Lalëzit dhe së fundi katet që ka marrë në një pallat në Lion Park.
Duke qenë se nuk ka dhënë asnjë përgjigje për asnjërën nga vilat e tij luksoze lind pyetja a do të ketë guximin që t’i deklarojë nëse projektligji i tij do të votohet në parlament?
“Sot kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për vettingun e politikanëve. Ashtu siç e pata njoftuar para disa javësh grupi i punës së PD, juristët më të mirë që kemi kanë bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajur të pasurisë së çdo politikani të rrethit të tij familjar dhe shoqëror si dhe lidhjet e papërshtatshme apo thënë ndryshe mundësinë e bashkëpunimit të një politikani me krimin e organizuar. Dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj. I pari parimi ndiq paranë, pra paraja e korrupsionit, paraja e një politikani të korruptuar, e fshehur në çfarë do lloj forme dhe mënyre të mundshme gjurmohet përmes instrumenteve që i jepen autoritetit për luftën kundër korrupsionit.
Thënë ndryshe një ILDKP e refromuar dhe e fuqizuar dhe së dyti sa i takon lidhjeve kriminale jepen kompetencat të njëtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK me BKH me Shërbimet Inteligjente të vërtetojnë nëse një politikan gënjen apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim se nuk ka kontakte të papërshtatshme e thënë ndryshe kontakte me botën e krimit të organizuar. Ky është një model i cili është në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë, me Kartën Europiane të të drejtave të njeriut, por në të njëjtën kohë mundëson që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll të cilit i nështrohen sot magjistratët, prokurorët po kështu edhe punonjësit e policisë dhe të Gardës së Republikës.
Projektligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Tani është momenti që përmes votës së tyre çdo deputet i Kuvendit të shprehet dhe të mos fshihet përmes votës për ligjin për vettingun, t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar që duhet të largohen dhe të lënë mandatin e tyre dhe kush janë politikanët e lidhur me krimin që nuk mundet më të qëndrojnë dhe pretendojnë se mbrojnë interesat e publikut ku në fakt mbrojnë dhe promovojnë interesat e atyre që i kanë sjellë dhe të pastrojmë politikën duke i dhënë Shqipërisë një politikë të pastër nga korruspioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar”, është shprehur Basha në deklaratën e tij për mediat./ CNA
Një qendër kërkimore në fushën e energjisë së rinovueshme ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën për ish-zv.ministr...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 20 kilogramë pr...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKE...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeminis...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë fjalës së s...
Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita nuk ka lejuar q...
Një ngjarje e ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor...
Flamur Noka dhe Ervin Salianji janë gjetur në situatë ...
Partia Socialiste ka refuzuar të ngrejë 8 komisione he...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, vizitoi sot në sp...
Ndërtuesi Fatmir Bektashi shkoi këtë të hënë në SPAK, ...
Këtë të hënë janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacion...
Gazetari Robert Papa në emisionin e tij Fokus që trans...
Sonte do të transmetohet episodi i radhës i emisionit "Fok...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ripublikuar deklarat...
Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq me erëra t...
Një aksion nga komisariati i policisë ka filluar pasdi...
Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas deklaratve të i...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...