Presidentja e KE-së, në telashe/ "New York Times" padit Von der Leyen për mesazhet me "Pfizer"
Media prestigjioze “New York Times” ka paditur presidenten...

Instalohen aparaturat e teknologjisë së lartë në Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme.
Instalimi i këtyre aparaturave u inspektua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me shefat e shërbimit dhe drejtuesit e QSUT.
“Angiografia është instaluar në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme që do të fuqizojë padyshim shërbimin e Hemodinamikës edhe sigurisht do t’u hapë rrugë edhe ndërhyrjeve të tjera invazive dhe të kombinuara. Është vërtetë një prej hapave të modernizimit të mëtejshëm të shërbimeve në sëmundjet interne në këtë spital të ri, do të pasohet menjëherë nga transferimi i aparaturave të tjera, por kjo është një aparaturë e re që rrit edhe në numër ndërhyrjet invazive dhe synon edhe kompleksitetin e ndërhyrjeve invazive në zemër, si dhe për aspekte të tjera të procedurave që ky aparat shërben”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se spitali i ri ultramodern do të hapet brenda muajit mars dhe do të ofrojë për qytetarët shërbim me standarde europiane.
“Ne duam që brenda muajit mars të fillojmë funksionimin e këtij spitali. Urgjenca polivalente do të jetë një shërbim, i cili transferohet në spitalin ekzistues, por tashmë edhe me modalitete të reja, edhe me një mënyrë të re organizimi dhe fakti që tashmë do të kemi një spital të gjitha ekzaminimet për sa i përket urgjencës edhe për sa i përket intervencionit do të ketë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe do të krijojë më shumë lehtësi, më shumë fleksibilitet, por edhe më shumë dinamikë në trajtimin e rasteve dhe shërbimeve më cilësore”, tha Manastirliu.
Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor, i cili do të sigurojë standardet më të larta europiane në çdo aspekt, ka një kapacitet prej 350 shtretërish. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT-së, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.
Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim./ CNA.al
Media prestigjioze “New York Times” ka paditur presidenten...
Një investigim i medias spanjolle “Plan V”, ka nxjerrë në ...
Qeveria ka miratuar projektin për ndërhyrje emergjente në ...
Zbardhet dëshmia e S. Çabirit, personit që i vendosi trito...
Procesi i legalizimit është drejt përfundimit. Konfirmimi...
Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë e...
Pedagogët u rikthehen protestave. Paralajmërimi ka ardhur...
Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në “World Government ...
Enkelejd Alibeaj është ankuar për fonde në mbledhjen e...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i ka dërguar dy ...
Duke marrë shkas nga rastet e dhunimit të gazetarëve, depu...
SPAK-u ka bërë bilancin e punës për muajin janar. Në një ...
Pas një viti nga kërkesa për azil politik në Itali ish-kry...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike ...
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka goditur sërish. Me...
Në konferencën e përbashkët për shtyp (13.02.2023) mes...
Brisida Shehaj, koordinatorja kombëtare për luftën kundër ko...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur shq...
Gazetari Armand Shkullaku ka ironizuar për pagesat e m...
Inxhinjerja e njohur Luljeta Bozo ka shpjeguar se vendi yn...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...