
Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose Evis Kokalari, iku nga Shqipëria e zhgënjyer nga demokratët.
Pasi sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha dhe një sërë eksponentësh të së djathtës që e kishin zhgënjyer, Evi Kokalari së fundmi na është futur në dilemë.
Aktivistja që e mban veten për konservatore, ka një hall të madh, të përtypë zhgënjimin dhe të hyjë në politikën shqiptare apo të garojë për kongresmene në Amerikë.
Këto dilema, Kokalari na i ka shprehur me ca mendime fundviti në rrjetet sociale, ku thotë se e ka të vështirë të vendosë.
“Po përtyp një kthim në politikën Shqiptare, dhe kur them kthim, flas 100% angazhim.
Në fakt, mbas zgjedhjeve të Nëntorit në Amerikë, kam debatuar shumë nëse duhet të vazhdoj dhe të përgatitem për t’ju futur një gare për Kongres, apo të kthehem në Shqipëri me qëllimin për të bërë një ndryshim rrënjësor në politikë atje.
Të zgjedhësh midis këtyre të dyjave nuk është e thjeshtë, sepse ne rradhë të parë Kongresi nuk është vetëm më prestigjoz, por dhe më interesant si eksperiencë, dhe nuk ka nder më të madh se ti shërbej një vendi që më ka dhënë cdo mundësi në jetë për të arritur këtu ku jam”, shkruan ajo.
E pavarësisht këtyre dilemave të mëdha, Kokalari sërish ka sulmuar PD-në, duke na shpalosur zhgënjimin e saj.
“Nëse vendos përfundimisht të kthehem në Shqipëri, them se mund të bëj një punë që do ketë një impakt shumë më të fortë se ajo në Kongresin Amerikan.
Kam kohë që them se “Shqiperia bëhet”, dhe shpresat i kisha të shumta tek PDja, derisa m’u desh të përballesha disa herë me manipulimet brenda pushtetit të partis vetë. Zhgënjimin tim tashmë e dini të gjithë”, vijon ajo më tej.
Teksa flet për rikthim, kur ka lajmëruar disa herë se do të shkëputet përfundimisht nga politika në Shqipëri, Kokalari na thotë se nëse do të vijë, do të na sjellë ndihmë nga republikanët.
"Dhe nëse përfundimisht kthehem, do të filloja një fushatë disa vjeçare, ashtu siç di dhe kam mësuar nga fushatat e Trumpit dhe të Kongresmenëve këtu. E gjithë Shqipëria është sa katër zona elektorale Amerikane. Duke sjellë ndihmë me vete nga Partia Republikane, kam idenë, që mund t’ja dalim të ndryshojmë qeverinë, mentalitetin e politikës Shqiptare dhe si rrjedhojë Shqipërinë!”, shkruan aktivistja.
Në fakt, Shqipëria ka nevojë shumë për Evin, por ne besojmë që më shumë ka nevojë Amerika. Se Shqipëria më keq s’ka ku shkon, ndërsa Amerika është e madhe se gjen gjë nga budadallëqet politike të Evit e Co.
Vetëm kemi hallin e këtyre kongresmenëve të Evit në Tiranë mos mërziten se të tjerat rregullohen./ B.A. - CNA.al
Në këtë atmosferë festash kombinuam ngjyrat dhe i dhuruam ...
Gjatë vitit 2022 ka patur shumë seanca në parlament që...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar “Pakon e Madh...
Zëvendëskryeministrja njëkohësisht dhe ministrja e Inf...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do t...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar dhe a...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një ba...
Kanë mbetur më pak se 48 orë nga nata e ndërrimit të v...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 695 mijë pens...
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, e njohur për skan...
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...