
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, e njohur për skandalet e saj në artikulimet publike, ka krijuar një “bandë” mediatike, duke marrë gati 30 vetë, thjeshtë dhe vetëm për t’i ruajtur imazhin.
Ata janë gazetarë të mediave të ndryshme, njerëz që bëjnë dhe një punë të dytë, por si primare kanë imazhin e Frida Krifcës, imazhin e ministres që do na bënte akademinë e çobenjve dhe karikim me wireless për tabletin e tyre, që ata të menaxhonin më mirë delet dhe dhitë në majë të malit, kur shqiptarët nuk kanë bukë të hanë dhe nuk kanë internet edhe afër qendrave të disa qyteteve që janë në veri të vendit.
Pa shkuar më tej te deklarata e fundit për vajin e ullirit, ku Frida Krifca ndoshta është e vetmja ministre në botë, nuk e gjen ndoshta as në Uganda, apo as Tanganika, apo as në vendet më të humbura të botës, që të thotë se mbiprodhimi i ullirit është një problem i madh dhe është faj politik që Sali Berisha ka mbjellë pa kritere ullinj.
Vetëm një i çmendur mund ta thonte këtë fjalë. Ulliri nuk është produkt që skadon. Është mirë dikush nga këta të propagandës, apo “tufa e të mençurve” që mban rreth e rrotull, t’ja mësojnë ministres. Vaji shkon me dekada, mjafton të ruhet në ambjente të mira dhe të ambalazhohet shumë cilësisht dhe duke parë çmimet e tregjeve, ndoshta të rajonit, Shqipëria do të ishte në këto tregje ndoshta me çmim konkurues.
Për këtë duhet të ndërhyjë Qeveria, ministrja, të subvencionojë, të mbështesë, të ndërhyjë për standardizim, apo edhe marrëveshje me vendet e rajonit, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën për produktet, për eksportin e vajit shqiptar, apo ndërhyrjet dhe ndihmesën për ta edukuar prodhuesin e vajit të ullirit që mund ta eksportonte direkt si produkt edhe pa e përpunuar.
Pra, Frida e një mijë e një bëmave, skandaleve dhe gjëmave, më shumë se sa të merret me fotografi në rrjete sociale, duhet të merret me budallallëqet që nxjerr nga goja, që i ka pamata, pa hyrë këtu tek bëmat dhe gjëmat e saj në lidhje me pronarët e inceneratorëve në Shqipëri dhe fondet që u ka dhënë kur ka qenë në krye të AZHBR-së. Por kjo është një tjetër histori që është thënë dhe stërthënë.
Gjithsesi, kemi një ministre Bujqësie që më shumë se sa i kushton rëndësi punës që të merret me fermerët, me prodhimet vendase, me standardizimin e tyre, me reklamimin e tyre dhe t’ju shërbejë si ministre fermerëve dhe bujqësisë e produkteve shqiptare, ajo i shërben propagandës së saj, duke mbledhur 30 vetë për të ruajtur imazhin, të cilin sado përpiqet ta korrigjojë, del e i “këput nga një mufkë” dhe i hedh të gjitha në kosh të plehrave sepse do thuash aq sa di, jo më shumë, sado ta kurosh imazhin.
Goja thotë atë që di mendja dhe kur mendjen e ke ndoshta të papërgatitur mirë për punën e detyrën që ke, qyfyret fillojnë dhe nuk ndalen./ CNA.al
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmë...
Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big...
Regjisori Hervin Çuli i është kundërpërgjigjur sot akt...
Një peshkaqen dhelpër ka përfunduar sot në rrjetat e p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në veri të K...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se qeveria po mbyl...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas ...
Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar pas ngjarjes në...
Një protestë qytetare është mbajtur mesditën e kësaj të en...
Pas njoftmit të policisë për arrestimin e Erisa Feros, 28-...
Deputetët e Lulzim Bashës janë përfshirë në një skanda...
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-...
Serat e kanabisit të Beratit do të hetohen nga SPAK-u, pas...
Ujësjellësi i Shkodrës ka reaguar pas lajmeve që qarkullua...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, do të përballet me G...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...