Bilanci i një viti për Gjykatën e Lartë/ Sokol Sadushi flet me shifra, zbulon sfidën kryesore për gjyqtarët
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka...

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në një konferencë për mediat, është shprehur se numri i lartë i rekurseve mbetet një problematikë shqetësuese, pasi nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë.
Sipas bilancit, rreth 80 për qind e rekurseve të paraqitura rezultojnë të pasuksesshme. Të ndara sipas fushave, nuk kalojnë testin e pranueshmërisë, 75 % e rekurseve në Kolegjin Civil, 83% në Kolegjin Administrativ dhe 80% në Kolegjin Penal.
“Përherë e kemi evidentuar si një problematikë shqetësuese numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. Rreth 80% e rekurseve të paraqitura rezultojnë të pasuksesshme. E ndarë sipas fushave, nuk kalojnë testin e pranueshmërisë 75% e rekurseve në Kolegjin Civil, 83% në Kolegjin Administrativ dhe 80% në Kolegjin Penal.
Në raportin ndërmjet individëve e personave juridikë privatë, nga njëra anë dhe organeve publike nga ana tjetër, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit është në favor të të parëve. Për vitin 2022, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 2,355 çështje administrative e civile (76%), ndërsa individët/personat juridikë privatë rezultojnë gjyqhumbës në 728 çështje (24%).
Moskalimi i testit të pranueshmërisë në afro 80% të rekurseve të paraqitura adreson shqetësimin tek aktorët e sistemit të drejtësisë, përfshirë avokatët privatë, Avokaturën e Shtetit, si dhe prokurorinë, të cilët kanë detyrimin të vlerësojnë ekzistencën e shkaqeve të mjaftueshme ligjore, përpara se të vendosin t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.
Gjykata e Lartë kërkon dhe zbaton metoda për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të së drejtës me natyrën e gjykimit dhe paraqitjen e rekurseve, i cili si në formë, ashtu edhe në përmbajtje duhet të respektojë shkaqet strikte ligjore, referuar modelit të miratuar nga Këshilli i Gjykatës së Lartë, që gjendet lehtësisht në faqen e saj zyrtare. Përçimi i standardeve të gjykimit kasacional në kohë dhe sipas metodave bashkëkohore të publikimit ka rezultuar mjaft efektiv gjatë vitit 2022, falë edhe punës së Qendrës së Dokumentacionit, një strukturë e re e krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Përveç publikimit në kohë reale të vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, si dhe botimeve të posaçme, përgatitet dhe shpërndahet te praktikantët e së drejtës, periodikisht, buletini informativ elektronik, me vendimet e përzgjedhura të kësaj gjykate, një zgjidhje krejt origjinale për sistemin gjyqësor.
Një zhvillim pozitiv gjatë vitit 2022 ka qenë edhe reflektimi i institucioneve publike për të tërhequr rekurset, për shkak të humbjes së aktualitetit apo të krijimit të bindjes se nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë. Janë rreth 1,893 rekurse të tërhequra nga institucionet publike, ndërkohë që deri tani janë dhënë rreth 993 vendime për heqje dorë nga rekursi (621 vendime nga Kolegji Administrativ dhe 372 vendime nga Kolegji Civil). Kjo prirje nevojitet të shoqërohet edhe me mosparaqitjen e rekurseve të reja që dukshëm janë të pabazuara. Vetëm kështu mund të parandalohet krijimi i një stoku të ri.
Padyshim që është bërë shumë, por për qytetarët të cilët presin drejtësinë në kohë sa më të shpejtë nuk është e mjaftueshme. Kolegjet e Gjykatës së Lartë janë përpjekur maksimalisht të trajtojnë çështjet, jo thjesht si raste individuale, por edhe si një mekanizëm për të standardizuar praktikën për raste të ngjashme. Kjo strategji e qartë ka ndikuar në shqyrtimin më të shpejtë të dosjeve me të njëjtën natyrë, parametër ky, që synohet të rritet në vitin 2023.
Duhet të jetë e qartë për cilindo se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Këtë e parashikon kuadri kushtetues e ligjor dhe jemi munduar ta theksojmë në çdo vendim që merret nga trupa e gjyqtarëve.
Ne e kuptojmë mjaft mirë se qytetarët dhe opinioni publik presin përgjigje të shpejtë dhe të drejtë nga gjykata. Për këtë jemi të angazhuar maksimalisht dhe jemi të bindur se vit pas viti, do të arrijmë t’u japim përgjigje shteruese të gjitha rekurseve të depozituara pranë Gjykatës së Lartë”, ka thënë Sokol Sadushi./ CNA.al
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do t...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka komentuar dhe a...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një ba...
Kanë mbetur më pak se 48 orë nga nata e ndërrimit të v...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 695 mijë pens...
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, e njohur për skan...
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmë...
Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big...
Regjisori Hervin Çuli i është kundërpërgjigjur sot akt...
Një peshkaqen dhelpër ka përfunduar sot në rrjetat e p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në veri të K...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...