LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksperti zbërthen skemën/ "Drejtoresha e AKSHI-t, me kompani offshore, lëshon fatura fiktive"

3 Prill 2024, 18:10, Aktualitet CNA
Eksperti zbërthen skemën/ "Drejtoresha e AKSHI-t, me kompani
Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka krijuar kompani offshore, ku lëshon fatura fiktive për kompanitë që fitojnë tenderë.

Kështu është shprehur eksperti i IT Gent Progni në një intervistë për CNA TV, teksa zbërthen skemën e abuzimit nga ky institucion dhe gjithashtu edhe përfshirjen në megaaferën e inceneratorëve.

“Si në rastin e inceneratorëve që ju si media për fatin e mirë i keni shkuar deri në fund, kemi fatura fiktive dhe krijim kompanish brenda ditësh që marrin tendera dhe fitojnë tendera dhe këto fatura fiktive janë bërë nga një kompani satelite, që quhet Mega Distribution e cila ka prerë fatura fiktive për kompani që kanë marrë pjesë në tenderat e AKSHI-t dhe duke u paravendosur një tender, kjo kompani ka faturuar fiktivisht një nga kompanitë pjesëmarrëse për faktin që ajo  është tërhequr nga tenderi dhe një kompani që shet çokollata dhe perime ka faturuar 40 milionë euro fatura kompanive teknologjike.

Kaq mendoj unë mjafton që të kuptohet e gjithë kjo skemë. Dhe bashkë me këtë skemë janë drejtoresha e AKSHI-t e cila ka hapur kompani në Greqi dhe në Qipro offshore që bën fatura fiktive sërish këtyre kompanive që fitojnë tendera për të marrë 30% e famshëm që çdokush nga kompanitë që merr pjesë në AKSHI e thotë që në ditën e parë që kërkohet 30% i asaj që po marrim.

Ne kemi kompani që merren me teknologji dhe fitojnë tendera në AKSHI që kanë hapur një kompani ndërtimi dhe kanë filluar të ndërtojnë.

Pra lekët që janë investuar për teknologji ne po i bëjmë dhe vila dhe pallate”, është shprehur ai.

Eksperti i IT, shpjegon se si propaganda e kryeministrit, ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Më pas kemi një publikim të një video të Cyber Security nga kryeministri shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ishte një investim 8.6 milionë euro ku nga video shihet qartë se aty nuk është një investim i tillë sepse çdo njeri që është teknik e kupton se 6 kompjutera, 4 televizor dhe një sistem Open Source nuk është një investim 8.6 milionë euro.

Dhe çudia më e madhe dhe amatorizmi më i madh ndodh kur kameramani që po merrej me filmimin e këtij inagurimi për këtë qendër filmonte sistemin që ne përdorim, filmonte userin që ka akses në këtë sistem dhe IP e këtij sistemi.

Kjo është një dhuratë aq e madhe për çdo haker në botë që t’i japësh një informacion kaq sensitiv në publikim, në rrjete sociale, live te kryeministri, çdo haker në botë e ka dhuratë super të madhe këtë informacion dhe këta ja jepnin vetë.

Kjo ndodh kur ti çdo gjë e ke në dorë. Ke dhe hakerin në dorë dhe lekët që i vjedh në dorë ke dhe sistemet në dorë”, ka deklaruar eksperti.

Sipas Prognit, në SPAK janë dorëzuar të gjtiha provat, të cilat vërtetojnë abuzimet miliona dollarëshe të Autoritetit Kombëtar të Shoqërisë së Informacionit dhe të gjitha janë lehtësisht të verifikueshme.

“Në SPAK kam çuar prova që s’kanë nevojë të hetohen. Siç po them dhe për faturat edhe pse ata janë munduar t’i fshijnë faturat, edhe pse janë munduar t’i heqin nga puna ata njerëz që kanë bërë kërkim për fatura të tilla.

Unë i kam marrë ato fatura dhe i kam çuar në SPAK dhe nuk besoj se do të ketë nevojë për hetim dhe për ekspertë për këtë gjë.

Mendoj se ka ekspertë por nuk ka dëshirë sepse mjafton një javë për të zbuluar historikun që nga databaza e patronazhistëve dhe një javë mjafton për të zbuluar të gjitha pislliqet që ka bërë Mirlinda Karçani si drejtuese e këtij institucioni.

Shoh që janë blerë shumë njerëz. Më janë ofruar dhe mua që të më blejnë me shuma marramendëse që unë të mos flas më për këtë temë”, ka thënë Progni./ CNA

Lajmet e fundit nga