web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dikush që bën rrush e kumbulla 4 miliardë, 4 milionë i ka bakshish"/ Gazetari: Në koncert nuk kishte kontroll biletash

13 Korrik 2026, 21:23, Aktualitet CNA

"Dikush që bën rrush e kumbulla 4 miliardë, 4 milionë i

Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koncertin e Kanye West në Tiranë, për të cilin tha se ishte një organizim që dështoi dhe shkak për këtë sipas tij nuk u bë protesta.

I ftuar në Syri Tv, Shkullaku tha se në koncert nuk ka pasur kontroll të biletave, ndërsa shtoi se biletat që u blenë me fondin prej 4 milionë eurosh u shpërndanë falas tek ata që kishin lidhje me qeverinë.

Gjithashtu gazetari tha se fjalimet dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama janë “simptoma të një autokrati”.

“Fjalët e Ramës shprehin qartë simptomat e një autokrati që është drejt fundit të tij. Njerëzit që kanë dy pare mend nuk dalin të flasin. Të dalësh e të flasësh për një koncert është tregues që ky është një njeri që ka ngelur për të shpjeguar edhe për ekonominë, edhe estetikën, edhe ligjërimin, edhe kullat, edhe NATO-n, edhe flamingot, edhe bloegeret. Mendoj se janë përpëlitjet e fundit. Përballë një njeriu që ka bërë rrush e kumbulla 4 miliardë, 4 milionë janë bakshish. Njerëzit janë në rrugët jo se ti bën shpenzime për të cilët duhet të bëhej transparencë por se t ii bën këto duke u nisur nga një nevojë personale. Nëse koncerti do të dështonte, do të lexohej sikur Rama po dështon të mbledhë njerëz dhe protesta ja ka dalë të shkatërrojë koncertin me mospjesëmarrjen. Kështu ai i ka blerë biletat vetë. Ndërkohë edhe ata që kanë blerë bileta nga 300 euro, nga 200 euro, kur kanë shkuar atje kanë parë që nuk ka kontroll biletash. Mund të merrte pjesë kushdo që shkonte nga rruga se ishte bosh stadium. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që do të harxhonte kaq shumë para për një koncert. Biletat që u blenë me lekët e taksapaguesve u shpërndanë falas sepse koncerti ishte i dështuar jo prej protestës por për shkaqe tjera” tha Shkullaku. /CNA





Lajmet e fundit nga