web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet Rama-Spiropali/ Braçe në "Allishverishi": PS ka hapësirë boll për t’i thënë gjërat aty

1 Maj 2026, 20:51, Aktualitet CNA

Deputeti Erion Braçe është i ftuar në episodin e sotëm të podcastit “Allishverishi” me biznesmenin Gjergj Luca dhe gazetarin Bledi Mane.

I pyetur nga ky i fundit se çfarë do të ndodhë me deputeten Elisa Spiropali pas debateve me kryeministrin Edi Rama, Braçe u shpreh se “nuk i gjykon dot” kolegët e tij.

“Mua mos më kërko të gjykoj kolegët e mi. Flas për parime për çështje, për njerëz nuk flas”, tha deputeti.

Por më tej shtoi se brenda Partisë Socialiste ka mjaft hapësirë për të thënë gjëra, pa qenë e nevojshme t'i shkruan në postime në rrjete sociale.

“Unë nuk jap këshilla nga pozicionet e atij që ka shumë kohë brenda PS-së. Nëse duan të më dëgjojnë ok. PS ka hapësirë boll për t’i thënë gjërat aty brenda. Në momëntin që t’i mendon se ke të drejt, duhet të luftosh aty brenda. Partia Socialiste nuk e ka luksin e thyerjes tani, se ka një projekt politik që duhet ta çojë deri në fund, që është anëtarësimi në BE. Partia Socialiste nuk e ka luksin të përjashtojë dikë për opinione apo për të këmbyer mendime”, tha Braçe. /CNA





Lajmet e fundit nga