web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Allishverishi”/ Luca, kritika për deputetët: Nuk i kuptojnë problemet e popullit, jo më t’i zgjidhin

1 Maj 2026, 20:21, Aktualitet CNA

Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “Allishverishi, ka shprehur kritika për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që sipas tij nuk interesohen për problemet e popullit.

Luca u shpreh se deputetët zhvillojnë të njëjtat takime me të njëjtët qytetarë, të cilët i postojnë në rrjetet sociale. Ai theksoi se nuk i kuptojnë problemet e qytetarëve dhe jo më të luftojnë për t'i zgjidhuer. 

“Janë të njëjtët njerëz që postojnë foto me një kënaqësi sikur ky vend nuk ka halle fare. Me të njëjtët portrete të lumtura që nuk tregojnë ansjë lloj realiteti. Si ka mundësi nuk shoh konflikt nëpër bashkitë e Shqipërisë. Si nuk shoh asnjë debat mes deputetëve, kryebashkiakëve dhe drejtorëve rajonalë për të thënë që ky është një problem që duhet ta zgjidhë bashkia. Nuk ka konflikte mes deputëtve se nuk kuptojnë problemet dhe jo më të luftojnë për problemet. Imitojnë njëri tjetrin dhe dalin nëpër foto aq të lumtur sa njerëzit i marrin neveri”, tha Luca. /CNA





Lajmet e fundit nga