web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti 2024/ Rama: Mbështetje për shikimin dhe kujdesin dentar për rreth 220 mijë fëmijë

20 Nëntor 2023, 15:09, Aktualitet CNA
Buxheti 2024/ Rama: Mbështetje për shikimin dhe kujdesin dentar
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se mbi 173 mijë fëmijë kanë përfituar nga fillimi i këtij viti, nga Programi Kombëtar i Shikimit.

Përsa i përket buxhetit 2024, bën me dije se do të mbështetet depistimi i shikimit dhe kujdesit dentar në shkolla për rreth 220 mijë fëmijë.

“Mbi 173 mijë fëmijë kanë përfituar nga fillimi i këtij viti, nga Programi Kombëtar i Shikimit. Edhe me buxhetin e vitit 2024, do të mbështesim programin e depistimeve të shikimit dhe kujdesit dentar në shkolla për rreth 220 mijë fëmijë.”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA





Lajmet e fundit nga